Tuesday, February 6, 2018
IKMET I DASHUR!
Të ikësh kaq befasisht dhe fare papritur, kur ishe vetëm në të 14-at, ndarja jote para kohe nga kjo botë e rrejshme, të gjithëve na la pa asnjë fjalë..
Mosha jote, ende premtonte jetë, ike ne lule të rinisë kaq papritur!
Lajmin e kobshëm për humbjen e parakohshme të shokut tonë e pranuam me gjithë ata që të njohën.
Ne, nxënësit e kl. VIII-2, të gjithë shokët dhe shoqet do të kujtojme ashtu si në ditën e pare kur u njohëm, dhe do te ngelesh përjetë shoku inteligjent, i shkathët e i dashur për të gjithë ne dhe shkollën tonë.
E themi sot edhe nga dhembja me pikëllim, se me ty sikur fati u tregua i padrejtë, i cili të mori kaq herët nga kjo botë e përkohshme për dërgimin Tënd në përjetësi. Por, fatkeqësisht Zoti ka dashur një engjull, e të lutemi dhe të shpresojmë se do të jesh një lule më shumë në Parajsë e në botën tjetër!
Edhe pse do të na mungosh fizikisht, dashuria e malli për ty nuk do të shuhen asnjëherë. Gjithmonë do të jesh prezent në klasën tonë, tek banka yte askush nuk do ta zërë vendin tënd, por përkundrazi do ta ruajm e do të kujtojmë si një shok e një kryetar shembullor që kishte klasa jonë.
Po të japim lamtumirën e fundit, lamtumirën fizike.., ndërsa me vete do të marrim kujtimin e një shoku të paharrueshëm, gjithmonë të qeshur, të gjallë dhe ashtu të trishtim, ne shokët dhe shoqet e klasës, nxënësit, e arsimtarët e shkollës tonë, si dhe gatshëm çdoherë për t’ju ndihmuar të gjithëve e të një djali fisnik ashtu siç ishe Ti.
U prehsh në paqe shoku ynë, kujtimi për Ty do jetë i përjetshëm!
Me dhimbje të madhe nga shokët, shoqet dhe arsimtarët e shkollës tone!
06.02.2018 Klasa VIII-2
(Huazuar nga profili i Shpresa Qamili në FB)
Subscribe to:
Posts (Atom)