Tuesday, March 31, 2026



Garat regjionale në lëndën e Biologjisë të realizuara më 27.03.2026, ku pjesëmarrës ishin nxënësit nga klasat VII, VIII dhe IX. Falenderojmë arsimtarin e lëndës Amet Arifi për kontributin dhe përkushtimin e tij. 
 



Nxënësit e klasës VII-3, nën udhëheqjen e arsimtares Besmira Ismaili, kanë përgatitur një broshurë me temë:

“Si ta ruajmë mjedisin dhe mos ta ndotim natyrën”.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit kanë shprehur kreativitetin dhe përkushtimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit, duke dhënë mesazhe të rëndësishme për kujdesin ndaj natyrës dhe përgjegjësinë që kemi të gjithë për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm. 


Aktivitet me temë: "Si i shprehim dhe si i kontrollojmë emocionet"

Me nxënësit e klasave V-1/2/3, u realizua një aktivitet i veçantë me qëllim që ata të njihnin më mirë emocionet e tyre, të mësonin si t’i shprehin ato në mënyrë të përshtatshme dhe si t’i kontrollojnë në situata të ndryshme të jetës së përditshme.

Të gjithë kemi emocione

 Është normale të ndihemi ndryshe çdo ditë .Ajo që ka më shumë rëndësi është si i shprehim dhe si i kontrollojmë ato. Gjatë aktivitetit, nxënësit identifikuan dhe ndanë emocionet e tyre:

- Gëzim

- Habi

 -Zemërim

Përmes diskutimeve dhe shembujve nga jeta e përditshme, ata mësuan se çdo emocion është i vlefshëm dhe se menaxhimi i tyre na ndihmon të kemi marrëdhënie më të mira dhe të ndihemi më mirë me veten.

Mesazhi ynë:

Emocionet janë pjesë e jona – t’i kuptojmë, t’i pranojmë dhe t’i shprehim në mënyrën e duhur.

Aktiviteti u realizua nga psikologia Shpresa Qamili dhe sociologia Fitore Misimi.


Nxënësit që morën pjesë në projektin nga lënda Projekte nga Arti Figurativ me temë: “Arti përmes Reciklimit – Portreti i Transformuar” u shpërblyen me mirënjohje nga drejtoresha e shkollës, si vlerësim për kreativitetin, përkushtimin dhe punën e tyre. Ky projekt u realizua nga nxënësit e klasës IX-1, nën udhëheqjen e arsimtarit të artit figurativ Hajri Qamili.Urime nxënësve për punën dhe kreativitetin e tyre!


Monday, February 9, 2026

Trajnimi i tretë për platformën ESARUED ( ditari elektronik)  i mbajtur më 21.01.2026 në SHFK "Dervish Cara"





Me respekt,

Drejtoresha e shkollës

Zenihate Memeti


 Më 07.02.2026 nxënësit e klasave të nënta të shkollës sonë qendrore dhe periferike, morën pjesë në Provimin e Bursave nga Matematika dhe Fizika të organizuara në Kolegjin Yahya Kemal.Kjo veprimtari ishte një përvojë e vlefshme për nxënësit tanë, duke u dhënë atyre mundësinë të sfidojnë njohuritë e tyre.

Falenderojmë arsimtarët që kontribuan në përgatitjen e nxënësve:

Merzika Zurapi, Ardiana Jonuzi, Besime Saliji, Amire Denjalli.


Me respekt,

Drejtoresha e shkollës

Zenihate Memeti





Thursday, January 29, 2026

    

📘 Aktivitet me nxënësit e klasave të VI

Tema: Si të arrijmë sa më shumë sukses 


Gjatë aktivitetit u diskutuan pyetje që shpesh i bëjnë vetes nxënësit:

- “Mësoj nga disa orë në ditë, por nuk mora notë të mirë?”
- “Sa kohë duhet të mësoj brenda ditës që të marr notë të mirë?”
- “A thua nxënësit me sukses të mirë mësojnë më gjatë se ata me sukses më të dobët?”
Psikologia shpjegoi se përgjigjet për këto pyetje ekzistojnë dhe janë shumë të thjeshta:
Çdo nxënës mund të mësojë për të mësuar. Gjegjësisht nxënësit me sukses më të mirë, nuk mësojnë më gjatë kohë, se sa nxënësit me sukses më të dobët.Ata më mirë e shfrytëzojnë kohën për mësim, mësojnë sistematikisht në mënyrë të organizuar dhe të planifikuar. Ata kanë plan se çka?, kur? dhe si duhet? të mësojnë.

🔹Në fund të aktivitetit, nxënësve pjesëmarrës iu shpërndanë broshura udhëzuese mbi mënyrat e duhura të të mësuarit.

Falenderojmë psikologen e shkollës Shpresa Qamili dhe sociologen Fitore Misimi, për këtë aktivitet të rëndësishëm për nxënësit tanë.





Në kuadër të lëndës Inovacion për klasat e nënta, u realizua një vizitë edukative në një ndërmarrje me nxënësit e shkollës qendrore dhe periferike. U vizitua ndërmarrja "Fenik Kompani", e drejtuar nga zotëri Femi Idrizi dhe zonja Kadime Idrizi, nga fshati Pallçisht. Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për nxënësit që të njihen më nga afër me punën, përkushtimin dhe inovacionin në një biznes, si dhe të marrin njohuri praktike që lidhen me lëndën. Falenderojmë arsimtaren Arta Aliti për kontributin e dhënë, si dhe arsimtaren Luljeta Mamuti dhe bashkëpunëtorët profesionalë për mbështetjen dhe angazhimin e tyre!

Me respekt,

Drejtoresha e shkollës

Zenihate Memeti