SHFK
”DERVISH CARA” – PALLÇISHT
I
P.
|
KOMUNA E BOGOVINËS
|
Tel. 044391330 –Pallçisht
|
Tel. 044391331 – Kallnik shkolla
teritorijale
|
Të nderuar prindër,
Shkolla jonë, SHFK,,DERVISH CARA” është shkollë qendrore me dy shkolla territoriale - Kallnik shkollë e plotë nëntvjeçare, Novak me paralele të kombinuara nga kl I-V.
Shkolla jonë, SHFK,,DERVISH CARA” është shkollë qendrore me dy shkolla territoriale - Kallnik shkollë e plotë nëntvjeçare, Novak me paralele të kombinuara nga kl I-V.
Në
të gjithë shkollat,në vitin shkollor 2019/20 mësojnë 417 nxënës ,prej të cilëve 228 cikli i
ulët dhe 189 cikli i lartë, të shpërndarë në
28 paralele. Në klasën e parë u regjistruan 43 nxënës.
Në
shkollën tone janë të punësuar 42
arsimtarë 16 në mësimin klasor dhe 23 në mësimin lëndor. Shkolla jonë ka
drejtor, psikolog, sekretar, arkatarë, biblotekist dhe 8 puntor për mirëmbajtje.
Për nxënësit e interesuar, këtë vit shkollor do të
kemi dhe sigurime për fatkeqësie-aksidentet mbrenda 24 orë. Për mbrojtje
shëndetsore janë planifikuar kontrole sistematike,kontrolle stomatologjike dhe
vaksinime të nxënësve. Të gjitha këto do të realizohen në bashkpunim me shtëpinë
e shëndetit Tetovë.
MISIONI DHE VIZIONI I SHKOLLËS
Shkolla e jonë është institucion në të cilin të gjithë fëmijëve nga mosha 6-15 vjet iu sigurohet
arsimim dhe edukim
përmes metodave dhe formave bashkëkohore të mësimit.
Deklarata për misionin
Ne përpiqemi
të përgatisim të gjithë nxënësit tonë që të bëhen nxënës të përjetshëm dhe
qytetarë të përgjegjshëm të gatshëm për të përmbushur sfidat e së ardhmes. Në
partneritet me familjet dhe komunitetin,
Nxënësit e klasës parë
qëllimi ynë është të krijojmë mundësi të përshtatshme mësimi për nxënësit - brenda dhe jashtë klasës - që i ndihmonë ata të zhvillojnë njohuritë, aftësitë e të menduarit kritik dhe karakterin e nevojshëm për të arritur një botë të përparuar.
Nxënësit e klasës parë
qëllimi ynë është të krijojmë mundësi të përshtatshme mësimi për nxënësit - brenda dhe jashtë klasës - që i ndihmonë ata të zhvillojnë njohuritë, aftësitë e të menduarit kritik dhe karakterin e nevojshëm për të arritur një botë të përparuar.
VIZIONI
Vizioni ynë është i dedikuar për një traditë të
vazhdueshme të përsosmërisë në një botë gjithnjë në ndryshim. Brenda një
mjedisi të sigurt dhe mbështetës, ne ofrojmë një arsimim të cilësisë,
kualitetit dhe përgatitim trupin tonë të
ndryshëm të nxënësve për përpjekjet e
ardhshme. Ne nderojmë arritjet dhe nxisim krenarinë në veten tonë, në shkollën
tonë dhe në komunitetin tonë.
Motoja e jonë
“Arsimimi - Dera juaj për të Ardhmen”
RREGULLAT E SJELLJES SË NXËNËSVE NË SHKOLLË
Secili nxënës duhet të vjen 10
minuta para fillimit të orës mësimit. Të
respektohet koha për fillim të orëve sips orarit të ziles.Para secilës orë të
mësimit nxënësi të pregadit veglat e nevojshme për punë. Pas mbarimit të orëve të mësimit hapsirat e punës
t’i lën në rregull. Nxënësit gjatë kohës së mësimit mos mbajnë gjërra me vlerë (stoli ari,shuma
të mëdha parash, etj) sepse shkolla nuk mban përgjegjësi. Ështe e ndaluar pordorimi i telefonit mobile gjatë orëve
mësimore. Nxënësit janë të të obliguar ta ruajn rendin, disiplinën dhe pastërtin
në hapsirat shkollore dhe në oborin shkollor. Nxënësit kujdestar janë përgjegjës
për rendin,diciplinën dhe higjenën.
OBLIGIMET
E PRINDËRVE
·
Respektojn
rendin shtëpiak të shkollës
·
Rregullisht njoftohen për suksesin e arritur dhe sjelljen
e fëmijës suaj.
·
Rregullisht
përmbushin obligimet që i keni ndaj shkollës(pjesmarrje e rregullt në mbledhje
të caktuar nga ana kujdestarit.
·
Këshillimi i
obligushëm për prindërit-nëse fëmija ka
numër të konsiderushëm të notave të dobta, ka mungesa të paarsyshme, ka sjellje
asociale,prindi duhet të mer pjesë në këshillime.
·
Nese
prindëri nuk i përgjigjet ftesës për këshillim edhe për së treti herë, atëherë
lajmërohet qendra për punë sociale.
E MËSUAR MË PARË, PËRVOJA E FITUAR
Programi për
punën e vitit shkollor 2018/2019 ështe realizuar me sukses. Si rezultat i të
gjitha aktiviteteve gjatë vitit shkollor, rezultateve të aritura të nxënësve, analizave
të punës të të gjitha
organeve në
shkollë, raportit vjetor për punen në shkollë mund t’i veçojm disa përvoja të
fituara –pozitvie dhe negative .
Pozitive-Ritje
në notën mesatare -nga viti i kaluar.
Bashkpunim ndërmjet të punësuarve.
Kujdesi përgjithëshem për nxënësit.
Sistemi i organizuar për informimine prindërve
për përparimin e fëmijëve të tyre.
Realizimi
i këshillimit dhe ndihmës permanente nxënësve të dobët.
Realizimi
i aktiviteve të parapara në programën vjetore të vitit paraprak.
Negative-Mungesa e mjeteve mësimore-proektorëve,aparatev
teknike.
Mungesë
të mësimit kabinetik në disa lëndë si fizika, kimia, biologjia.
Mungesë
të kushteve për realizimin të programit nga lënda e arsimit fizik dhe
shëndetsor dhe arsimit muzikor.
PRIORITET PËR VITIN SHKOLLOR 2019/2020
1.
Zhvillimi professional në kontiunitet i arsimtarve.
2.
Paisja e shkollës me mjete bashkohore ndihmëse(projector
dhe kompjuter për secilën klasë,).
3.
Krijimi i një
kabineti per fizik,kimi ose biologji.
4.
Rregullimi i oborrit të shkollës dhe sigurimi i nxënësve.
No comments:
Post a Comment