📘 Aktivitet me nxënësit e klasave të VI
Tema: Si të arrijmë sa më shumë sukses
Gjatë aktivitetit u diskutuan pyetje që shpesh i bëjnë vetes nxënësit:
- “Mësoj nga disa orë në ditë, por nuk mora notë të mirë?”
- “Sa kohë duhet të mësoj brenda ditës që të marr notë të mirë?”
- “A thua nxënësit me sukses të mirë mësojnë më gjatë se ata me sukses më të dobët?”
Psikologia shpjegoi se përgjigjet për këto pyetje ekzistojnë dhe janë shumë të thjeshta:
Çdo nxënës mund të mësojë për të mësuar. Gjegjësisht nxënësit me sukses më të mirë, nuk mësojnë më gjatë kohë, se sa nxënësit me sukses më të dobët.Ata më mirë e shfrytëzojnë kohën për mësim, mësojnë sistematikisht në mënyrë të organizuar dhe të planifikuar. Ata kanë plan se çka?, kur? dhe si duhet? të mësojnë.
🔹Në fund të aktivitetit, nxënësve pjesëmarrës iu shpërndanë broshura udhëzuese mbi mënyrat e duhura të të mësuarit.
Falenderojmë psikologen e shkollës Shpresa Qamili dhe sociologen Fitore Misimi, për këtë aktivitet të rëndësishëm për nxënësit tanë.
Në kuadër të lëndës Inovacion për klasat e nënta, u realizua një vizitë edukative në një ndërmarrje me nxënësit e shkollës qendrore dhe periferike. U vizitua ndërmarrja "Fenik Kompani", e drejtuar nga zotëri Femi Idrizi dhe zonja Kadime Idrizi, nga fshati Pallçisht. Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për nxënësit që të njihen më nga afër me punën, përkushtimin dhe inovacionin në një biznes, si dhe të marrin njohuri praktike që lidhen me lëndën. Falenderojmë arsimtaren Arta Aliti për kontributin e dhënë, si dhe arsimtaren Luljeta Mamuti dhe bashkëpunëtorët profesionalë për mbështetjen dhe angazhimin e tyre!
Me respekt,
Drejtoresha e shkollës
Zenihate Memeti




































































