Tuesday, March 31, 2026



Garat regjionale në lëndën e Biologjisë të realizuara më 27.03.2026, ku pjesëmarrës ishin nxënësit nga klasat VII, VIII dhe IX. Falenderojmë arsimtarin e lëndës Amet Arifi për kontributin dhe përkushtimin e tij. 
 



Nxënësit e klasës VII-3, nën udhëheqjen e arsimtares Besmira Ismaili, kanë përgatitur një broshurë me temë:

“Si ta ruajmë mjedisin dhe mos ta ndotim natyrën”.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit kanë shprehur kreativitetin dhe përkushtimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit, duke dhënë mesazhe të rëndësishme për kujdesin ndaj natyrës dhe përgjegjësinë që kemi të gjithë për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm. 


Aktivitet me temë: "Si i shprehim dhe si i kontrollojmë emocionet"

Me nxënësit e klasave V-1/2/3, u realizua një aktivitet i veçantë me qëllim që ata të njihnin më mirë emocionet e tyre, të mësonin si t’i shprehin ato në mënyrë të përshtatshme dhe si t’i kontrollojnë në situata të ndryshme të jetës së përditshme.

Të gjithë kemi emocione

 Është normale të ndihemi ndryshe çdo ditë .Ajo që ka më shumë rëndësi është si i shprehim dhe si i kontrollojmë ato. Gjatë aktivitetit, nxënësit identifikuan dhe ndanë emocionet e tyre:

- Gëzim

- Habi

 -Zemërim

Përmes diskutimeve dhe shembujve nga jeta e përditshme, ata mësuan se çdo emocion është i vlefshëm dhe se menaxhimi i tyre na ndihmon të kemi marrëdhënie më të mira dhe të ndihemi më mirë me veten.

Mesazhi ynë:

Emocionet janë pjesë e jona – t’i kuptojmë, t’i pranojmë dhe t’i shprehim në mënyrën e duhur.

Aktiviteti u realizua nga psikologia Shpresa Qamili dhe sociologia Fitore Misimi.


Nxënësit që morën pjesë në projektin nga lënda Projekte nga Arti Figurativ me temë: “Arti përmes Reciklimit – Portreti i Transformuar” u shpërblyen me mirënjohje nga drejtoresha e shkollës, si vlerësim për kreativitetin, përkushtimin dhe punën e tyre. Ky projekt u realizua nga nxënësit e klasës IX-1, nën udhëheqjen e arsimtarit të artit figurativ Hajri Qamili.Urime nxënësve për punën dhe kreativitetin e tyre!


No comments:

Post a Comment