Friday, December 27, 2019

   Konkurs i organizuar nga Këshilli Rinor i Komunës së Bogovinës, për esenë më të mirë. Nxënësit e shkollës sonë fituan dy vende për esenë më të mirë

Vendi i parë: Ermira Idrizi Kl. IX-1

Vendi i dyte: Ariton Idrizi  Kl. VIII-2





Friday, November 22, 2019

   Të nderuar nxënës/e, mësues/e, arsimtar/e dhe bashkëpuntorë profesionist të shkollës sonë,
Ju urojmë Gëzuar ditën e alfabetit të gjuhës shqipe 22 Nëntorin!










Thursday, November 21, 2019

       Në kuadër të ditëve të psikologjisë  me 21.11.2019, sot në SH.F.K. ,,DERVISH CARA" f. Pallçisht I P.  Komuna Bogovinës në ora 10:00, u realizua  prezantim dhe punëtori me temë: ,,Bulizmi te nxënësit  si dhunën e dukshme dhe е padukshme në shkollë”
 Bulizmi është një fenomen i pranishëm jo vetëm në shoqërinë tonë, por në mbarë botën. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për ekzistencën e tij, sikurse jemi të ndërgjegjshëm edhe për diversitetin e shoqërisë, në shumë aspekte.
Askush sdo  ti pëlqente dhe sbesoj  se ndonjeri do ti vinte mire të ishte vet ne vendin e dikujt  të cilit po e tall, përbuz apo përjashton, injoron  dhe  e bëne të ndihet keq.
Reagoni sa më shumë në të tilla raste
Çdo njeri ka nevojë për fjalë të mira.
TOLERANC DHE MIRËSI











Friday, November 8, 2019

Projekti " ORA MË E MADHE GLOBALE"

Në kuadër të projektit ,,ORA MË E MADHE GLOBALE" në shkollën tonë u realizua aktivitet në lëndën e gjeografisë me arsimtaren Fatmire Misimi me temë ,,UJË TË PASTËR PËR TË GJITHË".
Ndotja e ujit e ka zvogëluar qasjen në ujë të pijshëm dhe e ka rrezikuar jetën e shumë gjallesave që jetojnë në ujë.






Projekti "Poezia më e mirë"

    Në kuadër të projektit "Poezia më e mirë", morën pjesë edhe nxënësit e shkollës  tonë SHFK ,,DERVISH CARA”, ku u shpërblyen me  2 vende .
   1.NASER XHELILI –Kl-VII(vendi I parë)
   2.YLLKA QAMILI –Kl-IV(vendi I tretë)
Qëlimi i këtij projekti ishte nxitja e nxënësve për të shkruar poezi, ky projekt u realizua në shkollat e komunës së Bogovinës, ku morrën pjesë një numër i madh nxënësisht, ndërsa komisioni i përbërë nga prof dr. Ejup Ajdini dhe poeti Aqif Isaku përzgjodhën 17 poezitë më të mirë të cilat garuan në natën finale, ndërsa tre poezitë më të mira u shpërblyen, kurse të gjithë finalistët morrën mirënjohje për pjesëmarrjen. "Të mësojmë për një të ardhme më të ndritur"





Sunday, October 20, 2019

Projekti "Futbolli nëpër shkolla"




Në SHFK" Dervish Cara"f.Pallçisht komuna e Bogovinës  nën udheheqjen e arsimtarëve Nderim Emini  dhe Jusuf Vejseli u zhvilluan garat nga projekti i FFM në bashkëpunim me Federaten e sportit shkollor te Maqedonis se veriut ,"Futbolli nëper shkolla"