Puna e palodhshme e këtyre viteve, duke u ndërthurur me angazhimin, talentin dhe punën e e nxënësve,mësuesja e artit figurativ Mirjeta Halili, për të katërtën herë me rradhë fiton shpërblimin për koleksionin më të mirë dhe shpërblehet me çmimin special , në lëndën e artit figurativ.
Monday, December 21, 2020
Tuesday, November 24, 2020
Përkrahje psikologjike
Njoftim për ndihmë psikologjike dhe mbështetje të prindërve dhe nxënësve!
Duke marrë parasysh situatën aktuale për
shkak të parandalimit të sëmundjeve
infektive KOVID 19 nxënës nuk vijojnë mësimet në shkollë, dmth ndjekin mësimit në distancë në. Për tejkalimin dhe
trajtimin më të lehtë të vështirësive të caktuara që mund të shfaqen në këtë
periudhë, psikologu shkollor fillon me ndihmën psikologjike dhe mbështetjen e
nxënësve dhe prindërve.
Psikologia shkollore Shpresa qamili do të
jetë në dispozicionin tuaj çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në 13:00. dhe në
numrin e telefonit: 072 276 315;
e-mail: shpresa_qamili@hotmail.com
Tuesday, June 23, 2020
Friday, May 8, 2020
Të nderuar nxënës, arsimtarë, bashkëpunëtorë profesional, punëtore teknik , urime Dita e Shkollës 8 Maj. Me rastin e patronatit të shkollës nxënësja Ermira Idrizi planifikoi të hap ekspozit në Galerinë e Arteve në Tetovë, mirpo për shkak të situatës së krijuar nuk u realizua.
Ekspozitë;
Të nderuar miq, jam Ermira Idrizi nxënëse në klasën e nëntë pranë shkollës fillore "Dervish Cara" në fshatin Pallçisht të Tetovës.
Qysh si e vogël, kam pasur dëshirë që të merem me vizatim. Këtë pasion dhe dëshirë timen për artin figurativ e vërejti edhe arsimtarja e lëndës në fjalë e cila më përkrahu dhe më ndihmoi, duke më udhëzuar në punën e mëtejme.
Punën dhe pasionin tim doja që kësaj pranvere ta unifikoj me një ekspozitë në Galerinë e Arteve në Tetovë, duke planifikuar që kjo të përkojë me rastin e ditës së përvjetorit të shkollës sonë.
Mirëpo, planet e mia sigurisht dhe shumë plane të bashkëmoshatarëve të mi, këtë gjysëmvjetor i ndërpreu gjendja e shkaktuar nga pandemia Covid 19, andaj vendosa që punën timen të palodhshme t'a shpërndaj në rrjetin social të facebook-ut.
Mendoj dhe dua që këto vizatime të vlerësohen apo kritikohen nga Ju.
Ju uroj një ditë të mbarë, duke Ju dëshiruar, jetë të gjatë, shëndet...e të lirohemi sa më shpejtë nga ky ogur virus!
Subscribe to:
Posts (Atom)