Monday, May 22, 2023

Sot më datë 22.05.2023 (E hënë),për nxënësit e ciklit të ulët klasa e I dhe II u realizua ekskurzion me karakter eduaktivo-arsimorë në qytetin e Shkupit.

✅️Nxënësit së bashku me arsimtarët vizituan kopshtin Zoologjik, parkun e qytetit të Shkupit.








 

Më datë 19.05.2023, në fillim në orën 11:00 nxënësve të klasave të nënta u mundësua të ndjekin emisionin online të programit kushtuar Panairit Dixhital për Arsim Profesional në hapësirat e shkollës.

✅️ Ky panair përfaqëson vazhdimësinë e panairit dixhital për arsimin profesional që u organizua përmes projektit Zviceran "Arsimim për Punësim", i cili punon në përmirësimin e arsimit profesional së bashku me Ambasadën Zvicerane në vendin tonë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike.






 

Më datë 17.05.2023, në kuadër të bashkëpunimit  ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme stacionit policor Kamjan, udhëheqës sektori z.Hakik Sejfullahi realizoi ligjeratë me nxënësit e shkollës sonë me temë:

✅️"Keqpërdorimi i fëmijëve" dhe "Identifikimi dhe pasojat nga përdorimi i drogës".

Ju falemnderit për këtë ligjeratë të rëndësishme për nxënësit.






 

Më datë 17.05.2023, në kuadër të bashkëpunimit  ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme stacionit policor Kamjan, udhëheqës sektori z.Hakik Sejfullahi realizoi ligjeratë me nxënësit e shkollës sonë me temë:

✅️"Keqpërdorimi i fëmijëve" dhe "Identifikimi dhe pasojat nga përdorimi i drogës".

Ju falemnderit për këtë ligjeratë të rëndësishme për nxënësit.







 

Projekt: "Shenjat e komunikacionit"⛔️🛣🚸
në lëndën e Arsimit Teknik i realizuar nga klasa V-2, me arsimtaren Merzika Zurapi.

✅️Kur ecni nëpër rrugë dhe shikoni përreth, shihni shenja rrugore kudo, ato janë me ngjyra dhe forma të ndryshme. Ata na tregojnë se çfarë të bëjmë në një situatë të caktuar. Dhe të gjithë, pa përjashtim duhet t'i respektojnë ato.


 

▪️Prezantimi i projektit “Fireshield” (Mburoja e zjarrit)🔥 në shkollën fillore “Dervish Cara”▪️

Nga bashkëpunimi ndërkufitar Maqedoni e Veriut – Shqipëri (IPA fonde), Komuna e Bogovinës ka fituar projektin e krijimit të qendrës së zjarrfikësve . ☑️
▪️Andaj sot në kuadër të këtij projekti u realizua një prezantim në shkollën tonë “Dervish Cara”.
Prezantimi u realizua nga ish nxënësja jonë Aroma Aliti, si eksperte e përzgjedhur nga kompania tenderuese. ▪️Prezantimi kishte për qëllim vetëdijesimin e nxënësve dhe stafit të shkollës për shkaktarët e zjarreve si dhe mundësitë për mënjanimin e tyre, ndërsa më e rëndësishmja se si të veprojmë në rast të shfaqjes së zjarrit në ndërtesën e shkollës sonë. 
▪️Pjesëmarrës në këtë prezantim ishin drejtoresha e shkollës Zenihate Memeti si dhe një pjesë e stafit të kësaj shkolle, të cilët së bashku i organizuan në mënyrë të përkryer nxënësit që prezantimi të ishte sa më efikas. 
▪️Në fund drejtoresha shpërbleu me mirënjohje prezantuesen e projektit Aroma Aliti për kontributin e dhënë.👏🏽
Ju faleminderit për këto informata të nevojshme për ne dhe nxënësit tonë.









 

Monday, May 8, 2023

Shkolla jonë për nder të Patronatit ndau edhe MIRËNJOHJE për punën, përkushtimin dhe suksesin e arritur👏

















 

🏫08 Maj 1995 - 2023 "28 vite"
Shkolla Fillore Komunale "Dervish Cara" Pallçisht
Sot shkolla jonë festoi 28 vjetorin Patronati i shkollës.Për nder të kësaj feste arsimtarët dhe nxënësit organizuan një program të bukur kulturor-artistik.
️Në këtë event na nderuan kryetari i komunës së Bogovinës z.Besnik Emshiu, përfaqësues të Komunës së Bogovinës, drejtorë të shkollave fillore, imami i fshatit dhe shumë misafirë. 

✅️Falemnderojmë që pranuat ftesat që të ju kemi mysafirë në festën madhështore "Patronati i shkollës sonë" nga Drejtoria
 
                    🌟GËZUAR🌟