Thursday, June 15, 2023

Sot koordinatorja Merzika Zurapi bëri shpërndarjen e diplomave për vendet e aritura të nxënësve të cilët ishin pjesëmarrës në garat për matematikë "Kengur", që u realizuan më datë 23.03.2023

🔖Më datë 30.06.2023 do të bëhet ndarja e  diplomave dhe medaljeve në Shkup për garat shtetërore që u mbajtën në 
Shfk "7 Marsi"-f.Çellopek.

Nxënësve u dëshirojmë suksese në të ardhmen dhe falenderojmë mësimdhënësit për kontributin e tyre.📚













 

Gëzuar festën e Abetares-ABC


Sot, ne jemi të mbushur me gëzim dhe krenari për të festuar fundin e një kapitulli të rëndësishëm në jetën tuaj - përfundimin e klasës së parë! 

Pas një viti me shumë mundim, punë e pandalur e argëtim vogëlushët e klasës së parë përmbyllën mësimin e shkronjave duke përvetësuar kështu leximin dhe shkrimin e tyre.


🔖Nuk mund të harrojmë dhe të  falenderojmë prindërit, mësuesit dhe stafin shkollor për përkrahjen e tyre të vazhdueshme në këtë rrugëtim.


🎈✨️Sot ata mbajtën programin më domethënës të moshës së tyre duke i bërë krenarë mësuesen dhe prindërit e tyre.


Suksese në rrugën e dijës në vazhdimësi⭐️








 

Më datë 14.06.2023, Kryetari i Komunës së Bogovinës z.Besnik Emshiu shpërndau mirënjohje për nxënësit dhe arsimtarët e shfk"Dervish Cara", të cilët kanë marë çmime në gara të ndryshme Komunale, Regjionale dhe Shtetërore. 















 

Monday, June 12, 2023

Klasa 5 me 5 yje⭐️

Festa e fundvitit e organizuar nga klasa e V 
të cilët përfundojn një cikël mjaft të rëndësishëm në të cilin ne besojmë që kanë marrë mjaftueshëm për të vazhduar tutje.. 

👍Jeni të mrekullueshëm nxënës suksese të mëtutjeshme📚







 Njoftim për regjistrim në shkollë të mesme🏫


📌Me qëllim optimizimi i procesit të përgjithshëm të regjistrimit në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe këtë vit nëpërmjet shërbimeve digjital do t'ju mundësojë aplikimin elektronik që nuk do t'ju marrë më shumë se 15-të minuta.


👉Regjistrimi i nxënësve do të bëhet përmes linkut në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre përdoruese në schools.mk.


👉Regjistrimi i sistemit nuk do të kërkohet dhe njoftimi do të bëhet ekskluzivisht me përdoruesit e schools.mk.


👉Udhëzimet e hyrjes / paraqitjes në sistem dhe plotësimi i aplikacionit do të vendosen me një link në faqen e hyrjes / paraqitjes.


👉Për aplikimin e parë të nxënësve në afatin e konkursit, Portali do të jetë i hapur nga data 10.06.2023 në orën 10.00. Nxënësit do të mund të plotësojnë aplikimet e tyre deri më datë 21.06.2023 më së voni deri në orën 15.00, pas së cilës sistemi do të mbyllet për aplikim online nga nxënësit.


👉Gjatë kësaj periudhe, derisa sistemi për aplikim është në dispozicion të nxënësve, ata do të mund të përditësojnë, modifikojnë dhe plotësojnë aplikacionet e tyre dhe të kenë një pasqyrë të numrit total të pikëve të suksesit, pa pikët nga diplomat.


✔️Validiteti i diplomave dhe vendosja e pikëve nga diplomat, i kryejnë komisionet nga shkollat e mesme.


➡️️Lista preliminare e renditjes të nxënësve të regjistruar publikohet më datë 22 qershor 2023 në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk gjegjësisht në https://e-uslugi.mon.gov.mk më së voni deri në orën 09:00.


✅️Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 22 qershor nga ora 12:00 deri në ora 19:00 dhe më 23 qershor nga ora 07:00 deri në ora 19:00, sipas orarit të përgatitur nga shkolla.


******

Saturday, June 10, 2023

Projekt në lëndën Shkenca Natyrore me temë:
"Zinxhiri ushqimor", i realizuar nga klasa VI-2, së bashku me arsimtaren Fitore Misimi






 

Tuesday, June 6, 2023

Sot më datë 06.06.2023 ( E martë), Psikologia e shkollës Shpresa Qamili realizoi  puntori me prindërit e nxënësve  me temë:

"Puntori për mbështetje psikosociale për shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rriturve në situata të krizës"

✅️Falenderojmë psikologen Shpresa Qamili dhe prindërit që pranuan ftesën të jenë pjesë e këtij trajnimi.








 

Projekt në gjuhën Angleze tema:
  "The Weather"🌤⛈️❄️🌡
i realizuar nga nxënësit e klasës IV-2, së bashku me arsimtaren Luljeta Mamuti👏






 

Monday, June 5, 2023

Sot më datë 05.06.2023( E hënë), Psikologia e shkollës Shpresa Qamili realizoi puntori me arsimtarët e klasave prej I-IX, me temë:

"Puntori për mbështetje psikosociale për shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rriturve në situata të krizës"

✅️Falenderojmë psikologen Shpresa Qamili👏