Thursday, November 27, 2014

AKTIVITETE

Me 25.11.2014 ,në shkollën tonë  filloi realizimi i proektit “Leximi ju bën udhëheqës”.
Në proekt janë kyçur nxënësit e kl.I,II dhe III-ta,arsimtarët dhe prindërit.Muarën pjesë dhe përfaqësurs nga komuna e jonë.
Aktorja Zarije Jonuzi dhe Bujar Saiti nëpër lojëra matematikore dhe lexim u zbavitën me nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë, si dhe me prindërit dhe arsimtarët. Biblioteka me rrota i mirëpriti nxënësit në oborrin e shkollës.










Saturday, November 22, 2014

Proekti "Leximi ju bën udhëheqës"


          Të nderuar prindër dhe nxënës,prej 25.11.2014 në shkollën tonë do të  filloj  realizimi i
 proektit " Leximi ju bën udhëheqës”

         Projekti  " Leximi ju bën udheheqës " do   kontribuoje  për  përmirësim   vlerësimit
të aftësive gjuhësore dhe matematikore te nxënësit e klasave të ulëta(kl.I,II dhe III), për përforcim
të aftësive pedagogjike të arsimtareve, posaçërisht  aftësitë  për  notim  formativ  dhe vlerësim  
  nivelit te dijes nga gjuha dhe matematika të nxënësve, si dhe ngritje të vetëdijes të  gjithë  komuniteti
për rëndësine e këtyre njohurive për zhvillimin intelektual të fëmijeve. 


NJOFTIM DHE FTESË PËR NGJARJE
“TË LEXUARIT DHE MATEMATIKA JANË ZBAVITËSE”


Të nderuar,

25 nëntor, në orën 12:00, Karvani i shkronjave dhe numrave i Projektit të USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” do ta vizitojë ShF “Dervish Cara” – Pallçisht i Poshtëm dhe ekipi i projektit së bashku me aktorët Zarije Jonuzi dhe Bujar Saiti do ta realizojnë aktivitet me nxënësit më të rinj me titull Të lexuarit dhe matematika janë zbavitëse. Gjatë kësaj vizite, Projekti do ta promovojë edhe Bibliotekën mobile – makina e cila është shndërruar në bibliotekë lëvizëse, e pajisur me libra, lojëra edukative dhe materiale të tjera për nxënësit më të rinj.

Karvani i shkronjave dhe numrave dhe Biblioteka mobile janë një pjesë të aktiviteteve të cilat Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” ka filluar t’i implementojë në shkolla të përzgjedhura fillore me qëllim që të prezantojë një mënyrë zbavitëse për mësim të gjuhës amtarë dhe matematikës me nxënësit dhe familjet e tyre. Për atë qëllim, Projekti bashkëpunon me persona të njohura nga fusha e muzikës, teatrit dhe sportit, dhe së bashku me ata realizon aktivitete për lexim dhe matematikë me nxënësit e klasave të ulëta. Biblioteka mobile do t’i vizitojë edhe vendet më të largëta me qëllim që të mundësojë qasje deri në resurse për mësim për të gjithë nxënës.

Projektin e USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” e zbaton Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi’’ – Maqedoni, në bashkëpunim me 62 shkolla fillore. ShF “Dervish Cara” – Pallçisht i Poshtëm është njëra prej shkollave të përfshira në projektin. Projekti zbaton edhe aktivitete që kanë për qëllim t’i vlerësojnë dhe t’i përmirësojnë njohuritë gjuhësore dhe matematikore të nxënësve, të përforcohet praktika pedagogjike e arsimtarëve dhe të rritet vetëdija shoqërore për rëndësinë e këtyre aftësive për zhvillimin intelektual të fëmijëve.