Të nderuar prindër dhe nxënës,prej 25.11.2014 në shkollën tonë
do të filloj realizimi i
proektit " Leximi
ju bën udhëheqës”
Projekti " Leximi ju bën udheheqës " do të kontribuoje për përmirësim
të vlerësimit
të aftësive gjuhësore dhe
matematikore te nxënësit e klasave të ulëta(kl.I,II dhe III), për përforcim
të aftësive pedagogjike të arsimtareve, posaçërisht aftësitë për notim formativ dhe vlerësim të
nivelit te dijes nga gjuha dhe matematika të nxënësve, si dhe ngritje të vetëdijes të gjithë komuniteti
të aftësive pedagogjike të arsimtareve, posaçërisht aftësitë për notim formativ dhe vlerësim të
nivelit te dijes nga gjuha dhe matematika të nxënësve, si dhe ngritje të vetëdijes të gjithë komuniteti
për rëndësine e këtyre njohurive
për zhvillimin intelektual të fëmijeve.
NJOFTIM DHE FTESË PËR NGJARJE
“TË LEXUARIT DHE MATEMATIKA JANË ZBAVITËSE”
Të nderuar,
Në 25 nëntor, në orën 12:00, Karvani i shkronjave dhe numrave
i Projektit të USAID-it “Leximi ju bën
udhëheqës” do ta vizitojë ShF “Dervish
Cara” – Pallçisht i Poshtëm dhe ekipi i projektit së bashku me aktorët Zarije Jonuzi dhe Bujar Saiti do ta realizojnë
aktivitet me nxënësit më të rinj me titull Të
lexuarit dhe matematika janë zbavitëse. Gjatë kësaj vizite, Projekti do ta
promovojë edhe Bibliotekën mobile – makina e cila është shndërruar në
bibliotekë lëvizëse, e pajisur me libra, lojëra edukative dhe materiale të
tjera për nxënësit më të rinj.
Karvani i shkronjave dhe numrave dhe Biblioteka mobile janë
një pjesë të aktiviteteve të cilat
Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” ka filluar t’i implementojë në
shkolla të përzgjedhura fillore me qëllim që të prezantojë një mënyrë zbavitëse
për mësim të gjuhës amtarë dhe matematikës me nxënësit dhe familjet e tyre. Për
atë qëllim, Projekti bashkëpunon me persona të njohura nga fusha e muzikës,
teatrit dhe sportit, dhe së bashku me ata realizon aktivitete për lexim dhe
matematikë me nxënësit e klasave të ulëta. Biblioteka
mobile do t’i vizitojë edhe vendet më të largëta me qëllim që të mundësojë
qasje deri në resurse për mësim për të gjithë nxënës.
Projektin e USAID-it “Leximi ju
bën udhëheqës” e zbaton Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap
pas hapi’’ – Maqedoni, në bashkëpunim me 62 shkolla fillore. ShF “Dervish Cara”
– Pallçisht i Poshtëm është njëra prej shkollave të përfshira në projektin. Projekti
zbaton edhe aktivitete që kanë për qëllim t’i vlerësojnë dhe t’i përmirësojnë
njohuritë gjuhësore dhe matematikore të nxënësve, të përforcohet praktika
pedagogjike e arsimtarëve dhe të rritet vetëdija shoqërore për rëndësinë e
këtyre aftësive për zhvillimin intelektual të fëmijëve.
No comments:
Post a Comment