Në shkollën tonë më në fund ,fal donacionit të
z.Arif Sulejmanit mërgimtarit tonë me punë në Zvicër
dhe biznis në Maqedoni,u kompletua biblioteka e shkollës
me orendi dhe lektyra shkollore prej kl. II deri kl.IX. Numri i titujve të siguruar është 55 me gjithsej 1100 ekzemplar.
Në ciklin e ulët tani kemi 23 tituj me
gjithsej 460 ekzemplar.
Në ciklin e lartë janë siguruar 32 tituj me
gjithsej 540 ekzemplar.
Lektyra shkollore sipas plan
programit mësimor të gjuhës shqipe për klasën përkatëse, ka për qëllim futjen e
nxënësve në botën e letërsisë ku zhvillon kulturën e leximit
dhe pasuron fjalorin.
Shpresojmë se në të ardhmen do ta pasurojmë bibliotekën tonë me tituj ri për të shtuar motivimin e nxënësve për të lexuar.
U LËSHUA NË PËRDORIM KABINETI I GJUHËS ANGLEZE
ME TABEL INTERAKTIVE
Përfundoi
proekti i Kelli Rape me nëxënsit e shkollës tonë dhe
Peace Corps
për kabinetin e gjuhës angleze dhe për lëndët tjera.
U vendos në përdorim MIMIO
duke e shëndruar tabelën në
SMART tabelë
(tabelë e zgjuar) .Kështu arsimtarët kanë mundësi
që të zbatojnë TIK-un në procesin
edukativo-arsimor.
No comments:
Post a Comment