Ministria e Arsimit dhe Shkencës lajmeron se pyetjet të cilat do
të jenë pjesë e testimit ekstern për nxënësit prej klasës së katërt të
arsimit fillorë deri te nxënësit e vitit të tretë të
arsimit të mesëm, do të publikohen në faqen e
internetit
prasanjaeksterno.dic.edu.mk.
Do të
publikohen gjithsej 445.700 pyetje në Gjuhën maqedonase, shqipe , turke
dhe gjuhën serbe nga gjithsej 7,560 pyetje. Për çdo lëndë janë
përpiluar pyetje në varësi të përfaqësimit të tyre nga plan programi
mësimor, përkatësisht orëve mësimore. Për lëndët 1 orë në javë, janë përpiluar
100 pyetje, për lëndët 2 orë në javë janë përpiluar 200 pyetje ndërsa për
lëndët 3 orë në javë janë përpiluar 300 pyetje.
Çdo nxënës në
mënyrë të thjeshtë përmes faqes së internetit prasanjaeksterno.dic.edu.mk mund
t'i sigurojë pyetjet për lëndët që u tangojnë..
Gjithashtu, është e
hapur edhe mundësia që në çdo pyetje nëse nxënësit ose qytetarët
vërejnë ndonjë lëshim të natyrës teknike ose ndonjë natyre tjetër, e cila
është e mundur që të ekzistojë duke pasur parasysh sasinë e
pyetjeve ta paraqes vetëm me anë të një klikimi në aplikacionin / dritarja e
vendosur menjëherë pranë çdo pyetje.
Për pyetjet
ose sugjerimet të tjera të cilat nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen,
përkatësishtë me korrigjimet teknike të pyetjeve, mund të dërgohet
e-mail, në adresëneksternocontact@dic.edu.mk,
ku operatorët nga Qendra Shtetërore e Provimeve
do të përgjigjen në afat sa më të shkurtër. Kjo mundësi do të jetë në
dispozicion deri me 14 maj 2015, me ç'rast pasi të jenë futur të gjitha
vërejtjet , përsëri do të krijohet dhe shpallet baza finale e pyetjeve
No comments:
Post a Comment