Në kuadër të projektit "Poezia më e mirë", morën pjesë edhe nxënësit e shkollës tonë SHFK ,,DERVISH CARA”, ku u shpërblyen me 2 vende .
1.NASER XHELILI –Kl-VII(vendi I parë)
2.YLLKA QAMILI –Kl-IV(vendi I tretë)
Qëlimi i këtij projekti ishte nxitja e nxënësve për të shkruar poezi, ky projekt u realizua në shkollat e komunës së Bogovinës, ku morrën pjesë një numër i madh nxënësisht, ndërsa komisioni i përbërë nga prof dr. Ejup Ajdini dhe poeti Aqif Isaku përzgjodhën 17 poezitë më të mirë të cilat garuan në natën finale, ndërsa tre poezitë më të mira u shpërblyen, kurse të gjithë finalistët morrën mirënjohje për pjesëmarrjen. "Të mësojmë për një të ardhme më të ndritur"
Friday, November 8, 2019
Monday, October 28, 2019
Sunday, October 20, 2019
Projekti "Futbolli nëpër shkolla"
Në SHFK" Dervish Cara"f.Pallçisht komuna e Bogovinës nën udheheqjen e arsimtarëve Nderim Emini dhe Jusuf Vejseli u zhvilluan garat nga projekti i FFM në bashkëpunim me Federaten e sportit shkollor te Maqedonis se veriut ,"Futbolli nëper shkolla"
Tuesday, February 6, 2018
IKMET I DASHUR!
Të ikësh kaq befasisht dhe fare papritur, kur ishe vetëm në të 14-at, ndarja jote para kohe nga kjo botë e rrejshme, të gjithëve na la pa asnjë fjalë..
Mosha jote, ende premtonte jetë, ike ne lule të rinisë kaq papritur!
Lajmin e kobshëm për humbjen e parakohshme të shokut tonë e pranuam me gjithë ata që të njohën.
Ne, nxënësit e kl. VIII-2, të gjithë shokët dhe shoqet do të kujtojme ashtu si në ditën e pare kur u njohëm, dhe do te ngelesh përjetë shoku inteligjent, i shkathët e i dashur për të gjithë ne dhe shkollën tonë.
E themi sot edhe nga dhembja me pikëllim, se me ty sikur fati u tregua i padrejtë, i cili të mori kaq herët nga kjo botë e përkohshme për dërgimin Tënd në përjetësi. Por, fatkeqësisht Zoti ka dashur një engjull, e të lutemi dhe të shpresojmë se do të jesh një lule më shumë në Parajsë e në botën tjetër!
Edhe pse do të na mungosh fizikisht, dashuria e malli për ty nuk do të shuhen asnjëherë. Gjithmonë do të jesh prezent në klasën tonë, tek banka yte askush nuk do ta zërë vendin tënd, por përkundrazi do ta ruajm e do të kujtojmë si një shok e një kryetar shembullor që kishte klasa jonë.
Po të japim lamtumirën e fundit, lamtumirën fizike.., ndërsa me vete do të marrim kujtimin e një shoku të paharrueshëm, gjithmonë të qeshur, të gjallë dhe ashtu të trishtim, ne shokët dhe shoqet e klasës, nxënësit, e arsimtarët e shkollës tonë, si dhe gatshëm çdoherë për t’ju ndihmuar të gjithëve e të një djali fisnik ashtu siç ishe Ti.
U prehsh në paqe shoku ynë, kujtimi për Ty do jetë i përjetshëm!
Me dhimbje të madhe nga shokët, shoqet dhe arsimtarët e shkollës tone!
06.02.2018 Klasa VIII-2
(Huazuar nga profili i Shpresa Qamili në FB)
Friday, November 24, 2017
ORË LETRARE
Festat e Nëntorit
Me datë 24.11.2017 , u mbajt orë letrare në shkollën "Dervish Cara", ku morën pjesë nxënësit me punimet e tyre.
Përgatitjet për kontributin dhe suksesin që treguan, ju dedikohen nxënësve të klasëve IX-ta, në veçanti IX-2 nën udhëheqjen e Afrodita Kadriut dhe Hira Alili.
Sunday, September 24, 2017
DRENAZHIMI I KANALIT
Dje, më 23.09.2017 u realizua aktiviteti rreth
drenazhimit të kanalit
te tereni sportiv i shkollës.Aktivitetin e realizuan
Bashkësia e prindërve
të shkollës
me ndihmën e Shoqatës ekologjike "Eko Art As"
dhe kompanisë Rregullimi NB.
Friday, September 15, 2017
LAJMËRIM
Lajmërohen nxënësit dhe të punësuarit se sipas Kalendarit për organizim të
vitit shkollor 2017/2018, nesër ,16.09.2017(e shtunë) do të ketë mësim me orarin e ditës së hënë.
Sunday, August 27, 2017
ORARE me ndryshime
Lajmërohen arsimtarët dhe nxënësit se ORARET për fillimin e vitit shkollor 20107/2018 mundet ti merrni te faqja e ORARE 2017/2018.
Monday, August 21, 2017
Tuesday, July 11, 2017
LAJMËRIM
Vitin shkollor 2016/2017,10 deri 12 Maj u realizua Evaluimi Integral(Inspektim nga ana e Inspektoratit shtetror i arsimit).
Me 10.07.2017 zyrtarisht na informuan për Raoprtin nga Evaluimi Integral.
Shkolla jonë u notua me notë MIRË
(Notat e mundëshme janë: Jomjaftueshëm,Mjaftueshëm,Mirë dhe Shumë mirë)
Raporti(kliko mbi) EVALUIMI INTEGRAL MAJ 2017
Wednesday, June 28, 2017
Ndryshim të Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme
Në pikën V. KRITERET PËR ZGJEDHJE
Për vlerë mesatare nga pikët për sjelljen prej klasës së VI deri në IX nxënësi mund të fitojë më së shumti 5 pikë.( Sjellja shembullore vlerësohet me 5 pikë, sjellja e mirë vlerësohet me 3 pikë dhe sjellja e pakënaqshme vlerësohet me 0 pikë. Vlera mesatare është shuma e pikëve të sjelljes prej klasës së gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë pjesëtuar me 4).
Nxënësi në bazë të kritereve të përcaktuara në këtë Konkurs mund të fitojë më së shumti 80 pikë.
Friday, June 9, 2017
PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË NËNTA
Nxënësit e klasave të nënta dëftesat do ti marrin me 19.06.2017
ora 10.OO
Shkolla fillore komunale“Dervish
Cara”
Pallçisht V.sh.2016/2017
L a
j m ë
r i m
Lajmërohen
nxënësit se viti shkollor 2016/2017 përfundon me 09.6.2017.
Pushimi veror
fillon prej 12.06.2017 deri më
31.08.2017
Kumtimi-njoftimi për suksesin
e nxënësve në fund të vitit shkollor 2016/2017
për arsue të mungesave
të dëftesave do të mbahet si vijon:
Klasat
e gjashta,shtata dhe teta me 12.06.2017 (e hënë)ora 11.00
Klasat e gjashta,shtata dhe teta dëftesat
do ti marrin në fillim të vitit shkollor 2017/2018
Klasat e nënta do informohen me telefon ose nepërmjet web faqes së shkollës
www.dervishcara.blogspot.com
për datën e marjes së dëftesave.
Nxënësit
dhe prindërit nëse do ketë nevojë për
informim plotësues mund të marrin
në web
faqen e shkollës www.dervishcara.blogspot.com
Mësimi për vitin shkollor 2017/2018 do të filloj më 04.09.2017( e hënë )
Drejtoria
dhe arsimtarët, nxënësve të klasave të nënta u
dëshirojnë
regjistrim dhe sukses në shkollat e mesme dhe të gjithë nxënësve u dëshirojmë
pushime të këndshme dhe sukses më të mirë në vitin e ardhshëm shkollor.
Pallçisht i Poshtëm Nga drejtoria
09.06.2017
Subscribe to:
Posts (Atom)
















































