Sot në shkollën tonë në bashkëpunim me MPB Tetovë, Sektori i komunikacionit u realizua një aktivitet me klasët e para rreth dispozitave ligjore dhe rregullat për komunikacion të këmbësorëve.
Friday, December 3, 2021
Tuesday, August 31, 2021
Fillim të mbarë, na priftë e mbara suksese!
Viti 2021/2022
Të nderuar nxënënës dhe të nderuar prindër,
Me shumë kënaqësi ju informojmë se viti shkollor do të fillon më 01.09.2021, e mërkurë, me prezencë fizike.
Në rrethanat pandemike që gjendemi dhe për të rujatur shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve në proces ju lutemi respektoni të gjitha masat anticovid-19: mbajtja e maskës, distancë dhe dezinfektim i duarve.
Për me shumë nga Protokolli do udhëzoheni nga arsimtarët që ditët e para.
Me këtë, ju ftojmë në bashkëpunim dhe ju urojmë shëndet, mbarësi dhe shumë sukses.
Wednesday, June 2, 2021
SHFK “Dervish Cara
Pallçisht i Poshtëm
L A J M Ë R I M Lajmërohen prindërit se sipas Ligjit për
arsim fillor obligohen që fëmijët e
lindur në vitin 2015 të cilët deri në fund të vitit kalendarik (2021) do
t’i mbushin gjashtë (6)vjet duhet të
regjistrohen në klasën e parë.
Gjithashtu njoftohen edhe prindërit e
fëmijëve të cilët deri më 31.01.2022 do
t’i mbushin gjashtë vjet mund t’i regjistrojnë fëmijët në klasë
të parë me kërkesë të prindit dhe në konsultim me psikologun e shkollës.
Fëmijën për regjistrim detyrimisht duhet
ta përcjellë njëri prind dhe me vete
t’i sjellin këto dokumenta:
1.Letërnjoftim i njërit prindë
2.Çertifikatën
e lindjes,
3.Vërtetim
mjeksor se fëmiu është i shëndoshë fizikisht dhe psiqikisht.
4.Vërtetim mjeksor për të gjitha vaksinat e
pranuara.
5.Vërtetimin nga stomatologu.
6. Vërtetimin nga oftalmologu(mjeku I syve).
Nga drejtoria
Thirrje
Thirret prindi___________________ i fëmiut________________________
lindur më _______________2015, të bëni regjistrimin e fëmijës në klasën e parë
për vitin shkollor 2021/2022.
( sipas informimit të shpallur gjatë muajit Maj ).Fëmijët që
jetojnë jashtë shtetit dhe e ndjekin mësimin në vendin ku jetojnë,duhet të
sjellin dokumentë pë ndjekjen e mësimit( document të përkthyer në noter).Në të kundërtën sipas ligjit për shkollat fillore –nëntëvjeçare të RMV “ Fleta zyrtare e RMV. “ ( nr. 103/2008 ) ,
do të ketë masa ligjore.
Gusht 2021 SHFK “ Dervish Cara “ Palçisht.P
Drejtor
Demirali Jonuzi
Antarët e komisionit:
1.ShpresaQamili
2.Shefike Nuredini
3.Misim Misimi
Ju lutemi të paraqiteni deri më 31 Gusht 2021 prej ores 10:00
Monday, December 21, 2020
Tuesday, November 24, 2020
Përkrahje psikologjike
Njoftim për ndihmë psikologjike dhe mbështetje të prindërve dhe nxënësve!
Duke marrë parasysh situatën aktuale për
shkak të parandalimit të sëmundjeve
infektive KOVID 19 nxënës nuk vijojnë mësimet në shkollë, dmth ndjekin mësimit në distancë në. Për tejkalimin dhe
trajtimin më të lehtë të vështirësive të caktuara që mund të shfaqen në këtë
periudhë, psikologu shkollor fillon me ndihmën psikologjike dhe mbështetjen e
nxënësve dhe prindërve.
Psikologia shkollore Shpresa qamili do të
jetë në dispozicionin tuaj çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në 13:00. dhe në
numrin e telefonit: 072 276 315;
e-mail: shpresa_qamili@hotmail.com
Tuesday, June 23, 2020
Friday, May 8, 2020
Të nderuar nxënës, arsimtarë, bashkëpunëtorë profesional, punëtore teknik , urime Dita e Shkollës 8 Maj. Me rastin e patronatit të shkollës nxënësja Ermira Idrizi planifikoi të hap ekspozit në Galerinë e Arteve në Tetovë, mirpo për shkak të situatës së krijuar nuk u realizua.
Ekspozitë;
Të nderuar miq, jam Ermira Idrizi nxënëse në klasën e nëntë pranë shkollës fillore "Dervish Cara" në fshatin Pallçisht të Tetovës.
Qysh si e vogël, kam pasur dëshirë që të merem me vizatim. Këtë pasion dhe dëshirë timen për artin figurativ e vërejti edhe arsimtarja e lëndës në fjalë e cila më përkrahu dhe më ndihmoi, duke më udhëzuar në punën e mëtejme.
Punën dhe pasionin tim doja që kësaj pranvere ta unifikoj me një ekspozitë në Galerinë e Arteve në Tetovë, duke planifikuar që kjo të përkojë me rastin e ditës së përvjetorit të shkollës sonë.
Mirëpo, planet e mia sigurisht dhe shumë plane të bashkëmoshatarëve të mi, këtë gjysëmvjetor i ndërpreu gjendja e shkaktuar nga pandemia Covid 19, andaj vendosa që punën timen të palodhshme t'a shpërndaj në rrjetin social të facebook-ut.
Mendoj dhe dua që këto vizatime të vlerësohen apo kritikohen nga Ju.
Ju uroj një ditë të mbarë, duke Ju dëshiruar, jetë të gjatë, shëndet...e të lirohemi sa më shpejtë nga ky ogur virus!













































