Monday, October 10, 2022


Më datë 10.10.2022(e hënë) në shkollën tonë u realizua piknik një ditor në rrethinën e fshatit. 












 



Monday, October 3, 2022

 Më datë 03.10.2022 në shkollën tonë u zgjodh  parlamenti i nxënësve për vitin 2022/2023.





Saturday, September 17, 2022

         Dy nxënëset e shkollës sonë Rinora Abdullahi dhe Sara Ramadani nga fshati Kallnik,  me poezitë e tyre kanë marrë pjesë me recitimin e poezive tek shoqata Pellazgët, ku edhe janë shpërblyer me Lëvdata.









 


Tuesday, September 13, 2022

      Sot më 13.09.2022 në shkollën tonë erdhën në vizitë kryetari i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu së bashku me Zëvendës minisrtin në Ministrinë për Sistem Politik dhe Mardhënie Ndërmjet Bashkësive z. Cabir Doko.
         Gjatë vizitës nxënësve të klasëve të para u shpërndanë dhurata çanta dhe mjete të tjera shkollore, donacion këto nga kryetari i komunës së Stambollit. 
     




Wednesday, August 31, 2022

 Njoftohen të gjithë nxënësit e shkollës fillore  "Dervish Cara" se viti shkollor 2022/2023 fillon me datë 01.09.2022.

 Klasat e para në Pallçisht duhet të paraqiten ditën e parë në shkollë  në ora 13:00

 Klasat e para në Kallnik duhet të paraqiten ditën e parë në shkollë në ora 11:00

Ndërsa nxënësit e klasave tjera sipas orarit të rregullt

-Nxënësit e paradites prej ora 7:30

-Nxënësit e pasditës prej ora 13:30

Të gjithë nxënësve ju dëshirojmë mirëseardhje në vitin e ri shkollor. Suksese të gjithëve!

Nxënësve të klasëve të para u urojmë fillimin e vitit shkollor dhe mirëserdhje.


Mirë se vini fillestar, suksese.



Monday, August 1, 2022


       Nxënësi i shkollës sonë Enes Abdullahi kl. V-nga fshati Kallnik mori pjesë në turneun me përmasa botërore fotboll Dana Cup Hjoring me ekipin e Albarsa-Shkup ku u shpallën kampion për gjeneratën 2011, ndërsa Enes Abdullahu poashtu u shpall lojtari (portieri) më i mirë ku morën pjesë mbi 1000 ekipe nga e gjithë Bota. Enesit i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme. 
 


Thursday, June 23, 2022

 Lajmërim 

Të nderuar arsimtarë, nxënës dhe prindër ju njoftojmë se për shkak të mungesës së dëftesave deri më tani dhënia e suksesit të nxënësve që ishte paraparë për nesër me datë 24.06.2022 do të anulohet dhe i njeti do të realizohet në fillim të vitit të ardhshëm shkollorë.

Ju dëshirojmë shëndet dhe pushime të mbara.  

Friday, June 17, 2022

 Në garat shtetërore  të organizuara nga Qendra për Kulturë  në Manastir nxënësit e shkollës sonë fituan çmimin: "Kolekcioni më i mirë" 






 Mirënjohje nga Kryetari i Komunës për nxënësit që kanë marë pjesë në gara në vitin shkollor 2021/2022.





Saturday, May 7, 2022

 Më datë 07.05.2022(e shtunë) u  mbajtën  garat regjionale ELTAM të gjuhës angleze  në Gostivar ku nxënësja  e shkollës  sonë EDA  ABAZI   me mentore Arsimtaren Mirjeta Leka mori  vendin  e  tretë.

Shumë urime  për Edën dhe i urojmë suksese të mëtutjeshme në garat shtetërore!





Tuesday, May 3, 2022

 

             

SHFK “Dervish Cara”                             

Pallçisht i Poshtëm   

        L  A  J  M  Ë  R  I  M

 

   Lajmërohen prindërit se sipas Ligjit për arsim fillor obligohen që fëmijët  e lindur në vitin 2016 të cilët deri në fund të vitit kalendarik (2022) do t’i mbushin gjashtë (6)vjet duhet të regjistrohen në klasën e parë.

     Gjithashtu njoftohen edhe prindërit e fëmijëve të cilët deri më 31.01.2023 do t’i mbushin gjashtë vjet mund t’i regjistrojnë fëmijët në klasë të parë me kërkesë të prindit dhe në konsultim me psikologun e shkollës.

 

Regjistrimi i fëmijëve do të bëhet vetëm me datë

 10-11-12-13- 05.2022 nga ora 09:30 deri në ora 14 00

     

     Fëmijën për regjistrim detyrimisht duhet ta përcjellë njëri prind dhe me vete t’i sjellin këto dokumenta:

1.Letërnjoftim i njërit prindë

2.Çertifikatën e lindjes,

3.Vërtetim mjeksor se fëmiu është i shëndoshë fizikisht dhe   psiqikisht.

 4.Vërtetim mjeksor për të gjitha vaksinat e pranuara.

 5.Vërtetimin nga stomatologu.  

6. Vërtetimin nga oftalmologu(mjeku I syve).

 

                                                             Nga drejtoria                                                    

 

                                                                  

SHFK “Dervish Cara”

    Kallnik

      L  A  J  M  Ë  R  I  M

 

  Lajmërohen prindërit se sipas Ligjit për arsim fillor obligohen që fëmijët  e lindur në vitin 2016 të cilët deri në fund të vitit kalendarik (2022) do t’i mbushin gjashtë (6)vjet duhet të regjistrohen në klasën e parë.

     Gjithashtu njoftohen edhe prindërit e fëmijëve të cilët deri më 31.01.2023 do t’i mbushin gjashtë vjet mund t’i regjistrojnë fëmijët në klasë të parë me kërkesë të prindit dhe në konsultim me psikologun e shkollës.

      Regjistrimi do të bëhet në lokalet e shkollës periferike

            “Dervish Cara “ në Kallnik.

 

Regjistrimi i fëmijëve do të bëhet vetëm me datë

16-17- 05.2022 nga ora 1000 deri në ora1400.

   

 Fëmijën për regjistrim detyrimisht duhet ta përcjellë njëri prind dhe me vete t’i sjellin këto dokumenta:

1.Letërnjoftim i njërit prindë

2.Çertifikatën e lindjes,

3.Vërtetim mjeksor se fëmiu është i shëndoshë fizikisht dhe   psiqikisht.

 4.Vërtetim mjeksor për të gjitha vaksinat e pranuara.

 5.Vërtetimin nga stomatologu. 

6. Vërtetimin nga oftalmologu(mjeku I syve).

 

 

                                                               

                                                                     Nga drejtoria                                                    

SHFK.“Dervish Cara” 

               NOVAKË

    

          L  A  J  M  Ë  R  I  M

 

   Lajmërohen prindërit se sipas Ligjit për arsim fillor obligohen që fëmijët  e lindur në vitin 2016 të cilët deri në fund të vitit kalendarik (2022) do t’i mbushin gjashtë (6)vjet duhet të regjistrohen në klasën e parë.

     Gjithashtu njoftohen edhe prindërit e fëmijëve të cilët deri më 31.01.2023 do t’i mbushin gjashtë vjet mund t’i regjistrojnë fëmijët në klasë të parë me kërkesë të prindit dhe në konsultim me psikologun e shkollës.

      Regjistrimi do të bëhet në lokalet e shkollës periferike

                “Dervish Cara “ në Novakë

 

Regjistrimi i fëmijëve do të bëhet vetëm me datë 19.05.2021  nga ora 1000 deri në ora 1400

  

 Fëmijën për regjistrim detyrimisht duhet ta përcjellë njëri prind dhe me vete t’i sjellin këto dokumenta:

1.Letërnjoftim i njërit prindë

2.Çertifikatën e lindjes,

3.Vërtetim mjeksor se fëmiu është i shëndoshë fizikisht dhe   psiqikisht.

 4.Vërtetim mjeksor për të gjitha vaksinat e pranuara.

 5.Vërtetimin nga stomatologu. 

6. Vërtetimin nga oftalmologu(mjeku I syve).

                                                                              

 

    Nga drejtoria                                        

                                                                                   

 

 

 

 

 

                                                        

                                              

Monday, March 21, 2022

 Më datë 19.03.2022(e shtunë) u  mbajtën  gara  rajonale ELTAM të gjuhës angleze  në Gostivar ku nxënësja  e shkolles  tonë EDA  ABAZI  mori  vendin  e  dytë.  

Shumë  urime  për  Edën duke  i  uruar suksese.



 









Thursday, March 17, 2022

 KSSH"DERVISH CARA" nën udhëheqjen e aktivit të arsimit fizik dhe shëndetësor pranë SHFK"DERVISH CARA" nga prof.Nderim Emini dhe prof. Jusuf Vejseli  sot mori pjesë në garat komunale për futboll për klasët e 6-ta dhe 7-ta (djem) ku zuri vendin e III-të në nivel Komunal.









Saturday, March 12, 2022

 Më datë 04.03.2022 u realizua trajnim i regullt për të gjithë të punësuarit e shkollës me temë " Siguria dhe shëndeti në punë " Trajnimin e realizoi kompania e liçencuar Elektrodepo nga Tetova.






Tuesday, March 8, 2022

 Për nderë të festës së 7 Marsit, Komuna e Bogovinës organizoi manifestim ku u ndajtën  mirënjohje për nxënësit dhe arsimtarët të cilët morën pjesë ne Garat Komunale "Eseja më e mirë", ku vlen të theksohet se nxënësve :

1.Elma Zeqiri IX-1-  vendi  dytë

2.Enesa Azemi  IX-3-vendi  trete

 ju nda mirënjohje  në garat komunale

Gjithashtu u ndajtën mirënjohje për arsimtarët të cilët janë në penzion.

Ars.Abdylbaki Bilalli


















Monday, March 7, 2022

 Të nderuar/a mësues/e dhe shumë të respektuar arsimdashës, 


✒ Urime 7 Marsi (Ditën e mësuesit) ✒


✨✨✨✨✨✨✨✨✨✨✨✨✨✨


Nga Drejtoria!

Wednesday, January 19, 2022

 Lajmërim 

Të nderuar arsimtarë ,nxënës dhe  prindër  në lidhje me fillimin e gjysëmvjetorit të dytë në vazhdim ua sjellim njoftimin dhe vendimin nga ana e MASH

         Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në shkollat fillore dhe të mesme shtyhet deri më  1 shkurt të këtij viti, kështu vendosi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e Qeverisë me rekomandim të Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave dhe në pajtim me informacionet epidemiologjike që vendi është në kulmin e infeksionit.

Në përputhje me vendimin,  mësimi me prani fizike në shkolla  vazhdon  më 1 shkurt. 

Ky vendim nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor dhe do të përfundojë më 10 qershor siç parashikohet në kalendarin për programin mësimor për arsimin fillor dhe të mesëm, sipas  përshtatjej përkatëse  të planeve mësimore.

 Ju bëjmë thirrje prindërve, mësimdhënësve  dhe nxënësve që gjatë pushimit t`iu përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtjen nga Covid-19, si në shtëpi poashtu edhe në ambientet e hapura.

Monday, January 3, 2022

 Përfundoi gjysëmvjetori i parë i vitit shkollorë 2021/22 me mbledhjen e kolegiumit arsimorë që u mbajtë me  datë 30.12 .2021 shënuam edhe mbylljen e aktiviteteve për këtë gjysëmvjetorë. Me këtë rast i falemnderojmë të gjithë të punësuarit e shkollës , nxënësit, prindërit dhe institucionet si Komunën , MASh_in , BZHA_në e tjerë  të cilët kontribuan për të mbyllur një gjysëmvjetorë të suksesshëm.

Pushimi dimërorë për nxënësit do të zgjasë prej datës 29.12.2021 deri 19.01.2022 ku me 20 janar 2022 duhet të kthehen në shkollë.

Pasi që jemi edhe në përfundim të vitit kalendarik dhe fillimin e vitit të ri nga shkolla jonë ju dëshirojmë një vit të shëndetshëm , harmoni , suksese të shumta dhe gjitha të mirat  në vitin 2022.  "GËZUAR 2022" .

Friday, December 24, 2021

     Më datë 17.12.2021 në SHFK ,,DERVISH CARA" Pallçisht i P. u realizuan ditët e hapura në lëndët e Arsimit Qytetar në bashkpunim me BZHA -MCGO.

     Në kuadër të projektit të realizuar për ditët e hapura të arsimit qytetar ne si shkollë, ngritëm iniciativë për realizimin e disa aktiviteteve të cilat kanë arrdhur në shprehje si kerkesë e nxënësve të shkollës tonë.

1. Vendosja  e parollave kundër bulizmit  ne shkollë

2. Shpërndarja e broshurave tek  nxenesit

3. Lojrat atraktive

Aktivitetet u realizuan ne bashkëpunim me nxënësit e klasave të 8-9,me ars.Fitore Misimi,  psikologen e shkollës dhe drejtorin.