Wednesday, March 18, 2015

BIBLIOTEKA E RE E SHKOLLËS

          Në shkollën tonë më në fund ,fal donacionit të z.Arif Sulejmanit mërgimtarit tonë me punë në Zvicër dhe biznis në Maqedoni,u kompletua biblioteka e shkollës me orendi dhe lektyra shkollore  prej kl. II deri kl.IX. Numri i titujve të siguruar është 55 me gjithsej 1100 ekzemplar.
          Në ciklin e ulët tani kemi 23 tituj me gjithsej 460 ekzemplar.
          Në ciklin e lartë janë siguruar 32 tituj me gjithsej  540 ekzemplar.
         Lektyra shkollore sipas plan programit mësimor të gjuhës shqipe për klasën përkatëse, ka për qëllim futjen e nxënësve në botën e letërsisë ku zhvillon kulturën e leximit dhe pasuron fjalorin.

   









  Shpresojmë se në të ardhmen do ta pasurojmë bibliotekën tonë  me tituj ri për të shtuar motivimin e nxënësve për të lexuar.
           
     U LËSHUA NË PËRDORIM  KABINETI I GJUHËS ANGLEZE
                    ME TABEL INTERAKTIVE


Përfundoi proekti i Kelli Rape me nëxënsit e shkollës tonë dhe 
Peace Corps për kabinetin e gjuhës angleze dhe për lëndët tjera.
      U vendos në përdorim    MIMIO  duke e shëndruar tabelën në
SMART tabelë (tabelë e zgjuar) .Kështu arsimtarët kanë mundësi
 të zbatojnë TIK-un në procesin edukativo-arsimor.