Thursday, August 31, 2023

📢Lajmërim🏫

 

Të dashur nxënës, të nderuar prindër, të respektuar mësimdhënës!


▪️Ju informojmë se më datë 1 shtator (e Premte) fillon viti i ri shkollor 2023/2024, ne si shkollë jemi të përgatitur për një fillim sa më të mbarë. Aq sa ne kemi kompetencë mbajmë  edhe përgjegjësi.

👉Në ShFK"Dervish Cara"- Pallçishti P. mësimi do të fillojë në ora 07:30 cikli i lartë, ndërsa në ora 13:30 cikli i ulët.

👉Në SHFK"Dervish Cara"- shkolla periferike f.Kallnik mësimi do të zhvillohet vetëm në ndërrimin e parë që do të fillojë në ora 07:30 cikli i lartë, ndërsa në ora 08:15 cikli i ulët.

👉Në SHFK"Dervish Cara"- shkolla periferike f.Novak mësimi do të fillojë në ora 08:15.

 🔹️Pritja e nxënësve të klasës së parë (të shoqëruar nga prindërit e tyre), do të bëhet me fillim në ora 10:00 në shkollën qendrore së bashku me nxënësit e shkollës periferike të f.Novak,  ndërsa në shkollën periferike në f.Kallnik në ora 11:30. 

Suksese në vitin e ri shkollor 2023/2024📚✨️ 

Drejtoresha e shkollës  

Zenihate Memeti

▪️Gjithçka për nxënësit dhe shkollën tonë🏫

🌳☘️Filluan punimet për rregullimin e oborrit shkollor(prerjen e drunjëve dhe therave),ku me një aktivitet tjetër në zonën e pastruar do të mbjellen 20 fidane pemë të ndryshme,ngelet të shihet në ditët në vazhdim…
👉Aktiviteti në fjalë u realizua si donacion i zotërive Samet Veliu,Amir Shuajbi dhe Lutfi Ramani.
Projekti i shumë pritur tani më është duke u realizu dhe oborri i shkolles sonë do të merr pamjen e duhur.

✅️Unë si drejtoreshë ju falemenderohem donatorëve për kontributin e dhënë.

Me respekt!
Drejtoresha Zenihate Memeti.






 

Friday, August 25, 2023

 Të dashur nxënës, të nderuar prindër, të respektuar kolegë.

Në bazë të Kalendarit të MASH

Ju njoftoj se:


-Mësimi për gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2023/2024, fillon më datë 01.09.2023 (dita e premte),mbaron më 29 dhjetor 2023. 

-Pushimi pranveror fillon më 29 prill 2024 mbaron më 5 maj 2024.

-Gjysmëvjetori i dytë fillon më 22 janar 2024 mbaron më 17 qershor 2024.

-Shkolla është gati për fillimin e gjysmëvjetorit të parë 2023/2024.


Ju uroj shëndet të plotë, suksese dhe gjitha të mirat!


Me Respekt,

SHFK "DERVISH CARA" 

Pallçisht i P.


Drejtoresha e Shkollës

Zenihate Memeti

   Më datë 14.08.2023  në shkollën fillore komunale “Dervish Cara” u realizua furnizimi i gjithë shkollës me pajisje të reja, si banka dhe karrige për gjithësej 9 klasa ose 9 hapësira edukativo arsimore ku janë të përfshira 80 banka dhe 160 karrike për ciklet prej klasës 2 deri në klasën e 9 si dhe  8 banka dhe 32 karrike për klasat e para!

   -Për këtë donacion me vlerë falenderojmë donatorin e fshatit tonë Z.Arif Sulejmani që jeton dhe vepron në Zvicër.