Wednesday, March 29, 2023

"Trungu i klasës" i realizuar nga klasa V-2, me arsimtaren Lejla Murseli Islami







"Trungu i klasës" i realizuar nga klasa V-1, me arsimtarin Misim Misimi







 

Më datë 25.03.2023 në Shkup u organizua turneu ndërkombëtarë i karatesë "Grand Prix North Macedonia"🥋 ku morën pjesë shumë garues  nga vendi jonë dhe nga jashtë edhe Klubi i Karatesë Shkëndija-Tetovë ku ishte pjesëmarrës nxënësi i shkollës sonë Isa Selimi nga f.Pallçisht klasa e IV i cili zuri vendin e parë🥇

🏆I dëshirojmë shumë fitore dhe suksese të mëtutjeshme Isa Selimit 🥋👏






 

Mysafire në SH.F.K " Dervish Cara" f.Pallçisht dhe shkollën periferike në f.Kallnik ishte 🩺Mjekja Specializante Nefrologe Shpresa Izairi e cila mbajti ligjeratë me nxënësit e klasave të VII dhe VIII me temë:
"Veshkët"

✅️Falenderojmë mjeken për këtë  aktivitet të rëndësishëm për nxënësit










 

Friday, March 24, 2023

Më datë  23.03.2023, në shkollën tonë u mbajtën garat për Matematikë  "Kengur", ku ishin pjesëmarrës nxënësit nga klasa e I deri në klasën e IX.

Kordinatore ars.Merzika Zurapi dhe komision ars.Sevim Ademi dhe ars.Tenzile Ferati.

🔸️Suksese!








 

Investim me pllaka në ambientet e jashtme të shkollës sonë
Investitor: z.Safet Izairi nga f.Pallçisht



 

Për të qenë akoma më të suksesshëm duhet të kesh miq...
Më datë 23.03.2023 është dhuruar donacion për nxënësit e shkollës sonë topa dhe dresa të futbollit nga bashkëfshatari jonë nga f.Pallçisht që jeton dhe vepron në Zvicër i cili dëshironte të ngelet anonim.

Falenderojmë donatorin për gjestin human të treguar ndaj nxënësve👍







 





Aktivitete me rastin e 21 Marsit- Dita Ndërkombëtare e personave me Down Syndrome 💙💛

Në shkollën tonë, kjo Ditë e Fëmijëve me Sindrom Down u shënua me aktivitete të ndryshme, për të nxitur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për personat me sindromë Down dhe familjet e tyre.












 

21 Marsi - Dita e pranverës🌺🪴🌿

"Një mjedis i pastër, një jetë e shëndetshme"

Me aktivitete të shumta sot u shënua dita e pranverës dhe dita e ekologjisë.
Sot nxënësit e shkollës sonë nën ndihmën dhe udhëheqjen e arsimtarëve e shënuan këtë ditë me një aksion ekologjik.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të ndikojë në ndërgjegjësimin e nxënësve dhe gjithë të tjerëve për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesin e saj kudo që jetojmë