Wednesday, January 19, 2022

 Lajmërim 

Të nderuar arsimtarë ,nxënës dhe  prindër  në lidhje me fillimin e gjysëmvjetorit të dytë në vazhdim ua sjellim njoftimin dhe vendimin nga ana e MASH

         Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në shkollat fillore dhe të mesme shtyhet deri më  1 shkurt të këtij viti, kështu vendosi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e Qeverisë me rekomandim të Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave dhe në pajtim me informacionet epidemiologjike që vendi është në kulmin e infeksionit.

Në përputhje me vendimin,  mësimi me prani fizike në shkolla  vazhdon  më 1 shkurt. 

Ky vendim nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor dhe do të përfundojë më 10 qershor siç parashikohet në kalendarin për programin mësimor për arsimin fillor dhe të mesëm, sipas  përshtatjej përkatëse  të planeve mësimore.

 Ju bëjmë thirrje prindërve, mësimdhënësve  dhe nxënësve që gjatë pushimit t`iu përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtjen nga Covid-19, si në shtëpi poashtu edhe në ambientet e hapura.

Monday, January 3, 2022

 Përfundoi gjysëmvjetori i parë i vitit shkollorë 2021/22 me mbledhjen e kolegiumit arsimorë që u mbajtë me  datë 30.12 .2021 shënuam edhe mbylljen e aktiviteteve për këtë gjysëmvjetorë. Me këtë rast i falemnderojmë të gjithë të punësuarit e shkollës , nxënësit, prindërit dhe institucionet si Komunën , MASh_in , BZHA_në e tjerë  të cilët kontribuan për të mbyllur një gjysëmvjetorë të suksesshëm.

Pushimi dimërorë për nxënësit do të zgjasë prej datës 29.12.2021 deri 19.01.2022 ku me 20 janar 2022 duhet të kthehen në shkollë.

Pasi që jemi edhe në përfundim të vitit kalendarik dhe fillimin e vitit të ri nga shkolla jonë ju dëshirojmë një vit të shëndetshëm , harmoni , suksese të shumta dhe gjitha të mirat  në vitin 2022.  "GËZUAR 2022" .