Friday, December 15, 2023

Sot nxënësit e shkollës tonë klasat e para ishin në vizitë tek ambulanta dentare e fshatit tonë "Cara Dent" me stomatolog dr.Nart Cara, të cilët realizuan një aktivitet me nxënësit me temë:
,,Kujdesi,ruajtja dhe pastrimi i dhëmbëve”🦷




 

Thursday, December 14, 2023

Aktivitet nga psikologia e shkollës Shpresa Qamili me nxënësit e klasave të VI me temë:
Si të arrijmë sa më shumë sukses në mësim?
  MËSOJ NGA DISA ORË NË DITË E NUK MORA NOTË TË MIRË?
   SA KOHË DUHET TË MËSOJ BRENDA DITËS QË TË MARË NOTË TË MIRË?
   NXËNËSIT ME SUKSES TË MIRË A THUA MËSOJNË KOHË MË TË GJATË SE NXËNËSIT ME SUKSES MË TË DOBËT?
Sigurisht që keni kërkuar përgjigje për këto pyetje, thjesht ka përgjigje për secilën prej tyre. Çdo nxënës mund të mësoj për të mësuar. Gjegjësisht nxënësit me sukses më të mirë, nuk mësojnë më gjatë kohë, se sa nxënësit me sukses më të dobët.Ata më mirë e shfrytëzojnë kohën për mësim, mësojnë sistematikisht në mënyrë të organizuar dhe të planifikuar.
Kanë planë çka?, kur? dhe si mësojnë ?

✅️Falenderojmë psikologen e shkollës Shpresa Qamili për këtë aktivitet të rëndësishëm për nxënësit👏




 

Friday, December 8, 2023



Gara sportive në volejboll 🏐

Më 07.12.2023 (e ejnte) u organizaun gara ndërkomunale në volejboll (vajza), në sallën e shfk "Luigj Gurakuqi"- f.Zhelinë, ku ekipi i KSSH "Dervish Cara" përfaqësoi shkollën dhe komunën tonë.

 Në këto ekipi i KSSH "Dervish Cara", fitoi vendin e dytë🥈dhe do të vazhdoj garat në ato zonale!

Ju lumtë nxënës👏️ fitore dhe shumë suksese edhe në garat e mëtutjeshme, në garat zonale!

Falenderojmë ars.Nderim Emini dhe ars.Jusuf Vejseli për kontributin e tyre.










 



Urime për nxënësen   Rinora Abdullahi e shfk "Dervish Cara" 
Nxënësit grup moshat e Rinorës do të kenë mundësi të kenë në duart e tyre librin e parë të saj dhe të lexojnë, sa me fat që jemi që kemi nxënës sikur Rinora Abdullahi.
I dëshirojmë shumë suksese të mëtutjeshme✨️


 

 

Fundviti po afrohet🎄🎄
Në prag të festës së Vitit të Ri, sytë e nxënësve shkëlqejnë për secilin ndryshim në klasë e sidomos për ndryshimet gjatë festave.

 Projekt i realizuar në mënyrë të shkëlqyer nga nxënësit e klasës IV-3, së bashku me arsimtaren Valmira Berzati.





 

Wednesday, November 1, 2023

Aktivitet nga nxënësit e klasës I-2 me ars.Arife Islami
Tema:"Komunikimi verbal dhe jo verbal"👥️️

Ky aktivitet kishte për qëllim që nxënësit kanë një aftësi shumë të mirë të komunikimit, të shprehin ndjenjat, emocionet e tyre në vizatim me modelim, pikërisht nxënësit zgjodhën lumturinë dhe jo pikëllimin.
Nxënësit bënë dallimin mes komunikimit verbal dhe joverbal.

Ju lumtë nxënës✨️






 

Sukseset nuk kanë të ndalur për nxënësin tonë Isa Selimi i cili trajnohet në Klubin e Karatesë Shkëndija - Tetovë ku mori pjesë në turneun Nikolla Gradanovski-Nike  Shkup.
Ku në këto gara Isa Selimi zuri vendin e parë🥇me dy medalje të arta dhe u shpall Kampion 2012-2013🏆

   Suksese Isa Selimi në garat e ardhshme🥋🥇🏆




 

Sunday, October 29, 2023



  Mirënjohje për kryetaren e shoqatës "Foleja e jetimit" Njomza Abdullahi.

Kënaqësi që sot për shkollën tonë periferike në f.Kallnik në bashkëpunim me ars.Luljeta Mamuti dhuroi donacion tabelë interaktive ( smart board).

  Vlen të përmendet se pikërisht donacione të tilla janë pjesë e bashkëpunimit me shkollën, andaj ky veprim është një shembull i mirë dhe shpresojmë që së shpejti të gjitha klasat do të furnizohen me tabela interaktive.

   Falenderojmë kryetaren Njomza Abdullahi.


Sunday, October 8, 2023

Më datë 06.10.2023 (E premte), u realizua piknik me nxënësit në afërsi të fshatit






 

Thursday, October 5, 2023






 

Më datë 04.10.2023 (E mërkurë) Qendra për testime realizoi testim për nxënësit e klasave të pesta të vitit 2022/2023 në lëndën e Gjuhës Shqipe.






 

Thursday, September 28, 2023

Më datë 26.09.2023(E martë), mysafire në shkollën tonë ishte  psikologia znj.Meradije Deari e cila mbajti një ligjeratë edukative për ngritjen e vetëdijes së nxënësve për ,,Bullizmin", pjesëmarrës ishin nxënësit e klasës së VIII dhe IX. Qëllimi ishte nxënësit të njohin llojet e bullizmit dhe se si të parandalohet ky fenomen në shoqërin tonë.👬. 

      Falenderojmë psikologen znj.Meradije Deari. Ku   
   organizator i trajnimit është komuna  e Bogovinës si dhe Mirjeta Sinani këshilltare në komunën e Bogovinës.

Friday, September 1, 2023

🔹️Urime 1 shtatori🔔 Mirë se vini fillestar🏫

 **Beteja për dije nuk përfundon kurrë!📚🖊

🔖Sot shkolla jonë jehonte nga gëzimi që i dhanë vogëlushet tanë të cilët do të ulen për herë të parë në bankat shkollore! 
Sot filloi viti i ri shkollor nxënësit tanë po e nisin këtë vit të ri shkollor të mbushur me shumë emocione, i cili është një kapitull i ri, një mundësi për të mësuar diçka të re, për ta sfiduar veten dhe për ta zgjeruar horizontin e dijes.
👍Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, patëm nderin të kemi si mysafir special inspektorët komunal dhe kryetarin e komunës së Bogovinës z.Besnik Emshiu i cili na nderoi me prezencën e tij dhe për nxënësit e klasave të para shpërndau dhurata. 

✅️Falemenderojm kryetarin e komunës z.Besnik Emshiu për këtë gëzim që ua solli fëmijëve tanë në ditë e parë të shkollës.

✨️Fillim të mbarë!  Ju jeni yjet e së ardhmes✨️ 

Me respekt nga drejtoresha 
Zenihate Memeti











 

Thursday, August 31, 2023

📢Lajmërim🏫

 

Të dashur nxënës, të nderuar prindër, të respektuar mësimdhënës!


▪️Ju informojmë se më datë 1 shtator (e Premte) fillon viti i ri shkollor 2023/2024, ne si shkollë jemi të përgatitur për një fillim sa më të mbarë. Aq sa ne kemi kompetencë mbajmë  edhe përgjegjësi.

👉Në ShFK"Dervish Cara"- Pallçishti P. mësimi do të fillojë në ora 07:30 cikli i lartë, ndërsa në ora 13:30 cikli i ulët.

👉Në SHFK"Dervish Cara"- shkolla periferike f.Kallnik mësimi do të zhvillohet vetëm në ndërrimin e parë që do të fillojë në ora 07:30 cikli i lartë, ndërsa në ora 08:15 cikli i ulët.

👉Në SHFK"Dervish Cara"- shkolla periferike f.Novak mësimi do të fillojë në ora 08:15.

 🔹️Pritja e nxënësve të klasës së parë (të shoqëruar nga prindërit e tyre), do të bëhet me fillim në ora 10:00 në shkollën qendrore së bashku me nxënësit e shkollës periferike të f.Novak,  ndërsa në shkollën periferike në f.Kallnik në ora 11:30. 

Suksese në vitin e ri shkollor 2023/2024📚✨️ 

Drejtoresha e shkollës  

Zenihate Memeti

▪️Gjithçka për nxënësit dhe shkollën tonë🏫

🌳☘️Filluan punimet për rregullimin e oborrit shkollor(prerjen e drunjëve dhe therave),ku me një aktivitet tjetër në zonën e pastruar do të mbjellen 20 fidane pemë të ndryshme,ngelet të shihet në ditët në vazhdim…
👉Aktiviteti në fjalë u realizua si donacion i zotërive Samet Veliu,Amir Shuajbi dhe Lutfi Ramani.
Projekti i shumë pritur tani më është duke u realizu dhe oborri i shkolles sonë do të merr pamjen e duhur.

✅️Unë si drejtoreshë ju falemenderohem donatorëve për kontributin e dhënë.

Me respekt!
Drejtoresha Zenihate Memeti.






 

Friday, August 25, 2023

 Të dashur nxënës, të nderuar prindër, të respektuar kolegë.

Në bazë të Kalendarit të MASH

Ju njoftoj se:


-Mësimi për gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2023/2024, fillon më datë 01.09.2023 (dita e premte),mbaron më 29 dhjetor 2023. 

-Pushimi pranveror fillon më 29 prill 2024 mbaron më 5 maj 2024.

-Gjysmëvjetori i dytë fillon më 22 janar 2024 mbaron më 17 qershor 2024.

-Shkolla është gati për fillimin e gjysmëvjetorit të parë 2023/2024.


Ju uroj shëndet të plotë, suksese dhe gjitha të mirat!


Me Respekt,

SHFK "DERVISH CARA" 

Pallçisht i P.


Drejtoresha e Shkollës

Zenihate Memeti

   Më datë 14.08.2023  në shkollën fillore komunale “Dervish Cara” u realizua furnizimi i gjithë shkollës me pajisje të reja, si banka dhe karrige për gjithësej 9 klasa ose 9 hapësira edukativo arsimore ku janë të përfshira 80 banka dhe 160 karrike për ciklet prej klasës 2 deri në klasën e 9 si dhe  8 banka dhe 32 karrike për klasat e para!

   -Për këtë donacion me vlerë falenderojmë donatorin e fshatit tonë Z.Arif Sulejmani që jeton dhe vepron në Zvicër.