Friday, May 8, 2020


Të nderuar nxënës,  arsimtarë, bashkëpunëtorë profesional, punëtore teknik , urime Dita e Shkollës 8 Maj.  Me rastin e patronatit  të shkollës nxënësja Ermira Idrizi planifikoi të hap ekspozit në Galerinë e Arteve në Tetovë, mirpo për shkak të situatës së krijuar nuk u realizua.


Ekspozitë;
Të nderuar miq, jam Ermira Idrizi nxënëse në klasën e nëntë pranë shkollës fillore "Dervish Cara" në fshatin Pallçisht të Tetovës.
     Qysh si e vogël, kam pasur dëshirë që të merem me vizatim. Këtë pasion dhe dëshirë timen për artin figurativ e vërejti edhe arsimtarja e lëndës në fjalë e cila më përkrahu dhe më ndihmoi, duke më udhëzuar në punën e mëtejme.
     Punën dhe pasionin tim doja që kësaj pranvere ta unifikoj me një ekspozitë në Galerinë e Arteve në Tetovë, duke planifikuar që kjo të përkojë me rastin e ditës së përvjetorit të shkollës sonë.
      Mirëpo, planet e mia sigurisht dhe shumë plane të  bashkëmoshatarëve të mi, këtë gjysëmvjetor i ndërpreu gjendja e shkaktuar nga pandemia Covid 19, andaj vendosa që punën timen të palodhshme t'a shpërndaj në rrjetin social të facebook-ut.
        Mendoj dhe dua që këto vizatime të vlerësohen apo kritikohen nga Ju.
         Ju uroj një ditë të mbarë, duke Ju dëshiruar, jetë të gjatë, shëndet...e të lirohemi sa më shpejtë nga ky ogur virus!