Thursday, September 28, 2023

Më datë 26.09.2023(E martë), mysafire në shkollën tonë ishte  psikologia znj.Meradije Deari e cila mbajti një ligjeratë edukative për ngritjen e vetëdijes së nxënësve për ,,Bullizmin", pjesëmarrës ishin nxënësit e klasës së VIII dhe IX. Qëllimi ishte nxënësit të njohin llojet e bullizmit dhe se si të parandalohet ky fenomen në shoqërin tonë.👬. 

      Falenderojmë psikologen znj.Meradije Deari. Ku   
   organizator i trajnimit është komuna  e Bogovinës si dhe Mirjeta Sinani këshilltare në komunën e Bogovinës.

Friday, September 1, 2023

🔹️Urime 1 shtatori🔔 Mirë se vini fillestar🏫

 **Beteja për dije nuk përfundon kurrë!📚🖊

🔖Sot shkolla jonë jehonte nga gëzimi që i dhanë vogëlushet tanë të cilët do të ulen për herë të parë në bankat shkollore! 
Sot filloi viti i ri shkollor nxënësit tanë po e nisin këtë vit të ri shkollor të mbushur me shumë emocione, i cili është një kapitull i ri, një mundësi për të mësuar diçka të re, për ta sfiduar veten dhe për ta zgjeruar horizontin e dijes.
👍Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, patëm nderin të kemi si mysafir special inspektorët komunal dhe kryetarin e komunës së Bogovinës z.Besnik Emshiu i cili na nderoi me prezencën e tij dhe për nxënësit e klasave të para shpërndau dhurata. 

✅️Falemenderojm kryetarin e komunës z.Besnik Emshiu për këtë gëzim që ua solli fëmijëve tanë në ditë e parë të shkollës.

✨️Fillim të mbarë!  Ju jeni yjet e së ardhmes✨️ 

Me respekt nga drejtoresha 
Zenihate Memeti