Friday, November 24, 2017

ORË LETRARE

               Festat e Nëntorit
               Me datë 24.11.2017 , u mbajt orë letrare në shkollën "Dervish Cara", ku morën pjesë nxënësit me punimet e tyre.
               Përgatitjet për kontributin dhe suksesin që treguan, ju dedikohen nxënësve të klasëve IX-ta, në veçanti IX-2 nën udhëheqjen e Afrodita Kadriut dhe Hira Alili.


























Sunday, September 24, 2017

DRENAZHIMI I KANALIT

       Dje, më 23.09.2017 u realizua aktiviteti rreth drenazhimit të kanalit
te tereni sportiv i shkollës.Aktivitetin e realizuan Bashkësia e prindërve 
të shkollës me  ndihmën e Shoqatës ekologjike  "Eko Art As" 
dhe  kompanisë Rregullimi NB.














































































Friday, September 15, 2017

LAJMËRIM

              Lajmërohen  nxënësit  dhe  të  punësuarit se sipas Kalendarit për organizim të vitit shkollor 2017/2018,    nesër ,16.09.2017(e shtunë)   do të ketë mësim me orarin e ditës së hënë.

Sunday, August 27, 2017

ORARE me ndryshime

                   Lajmërohen arsimtarët dhe nxënësit se  ORARET për fillimin e vitit shkollor 20107/2018 mundet ti merrni te faqja e ORARE 2017/2018.
                  

Tuesday, July 11, 2017

LAJMËRIM

            Vitin shkollor 2016/2017,10 deri 12 Maj   u realizua  Evaluimi Integral(Inspektim nga ana e Inspektoratit shtetror i arsimit).
            Me 10.07.2017 zyrtarisht na informuan për Raoprtin nga Evaluimi Integral.
            Shkolla jonë u notua me notë MIRË
            (Notat e mundëshme  janë:  Jomjaftueshëm,Mjaftueshëm,Mirë dhe Shumë mirë)
            Raporti(kliko mbi) EVALUIMI INTEGRAL MAJ  2017

Wednesday, June 28, 2017

Ndryshim të Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme

Në pikën V. KRITERET PËR ZGJEDHJE
Për vlerë mesatare nga pikët për sjelljen prej klasës së VI deri në IX nxënësi mund të fitojë më së shumti 5 pikë.( Sjellja shembullore vlerësohet me 5 pikë, sjellja e mirë vlerësohet me 3 pikë dhe sjellja e pakënaqshme vlerësohet me 0 pikë. Vlera mesatare është shuma e pikëve të sjelljes prej klasës së gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë pjesëtuar me 4).
Nxënësi në bazë të kritereve të përcaktuara në këtë Konkurs mund të fitojë më së shumti 80 pikë.

Friday, June 9, 2017

PËR NXËNËSIT E KLASAVE TË NËNTA



Nxënësit e klasave të nënta dëftesat do ti marrin  me  19.06.2017  ora 10.OO


                   Shkolla fillore komunale“Dervish Cara”          

                 Pallçisht                                                V.sh.2016/2017

        L  a  j  m  ë  r  i  m

           Lajmërohen nxënësit se viti shkollor 2016/2017 përfundon me 09.6.2017.  
           Pushimi   veror    fillon    prej 12.06.2017  deri më   31.08.2017   
          Kumtimi-njoftimi  për suksesin e  nxënësve në fund të vitit shkollor 2016/2017
           për arsue të mungesave të  dëftesave do të mbahet  si vijon:
           Klasat e gjashta,shtata dhe teta me 12.06.2017 (e hënë)ora 11.00  
          Klasat e gjashta,shtata dhe teta dëftesat do ti marrin në fillim të vitit shkollor 2017/2018
          Klasat  e nënta do informohen me telefon ose  nepërmjet web faqes së shkollës  
          www.dervishcara.blogspot.com për datën e marjes së dëftesave.
         Nxënësit dhe prindërit nëse do ketë nevojë  për informim plotësues mund të  marrin 
        në web faqen e shkollës   www.dervishcara.blogspot.com      
       Mësimi për vitin shkollor 2017/2018 do të filloj më 04.09.2017( e hënë ) 
       Drejtoria dhe arsimtarët,  nxënësve  të  klasave  të  nënta u  
      dëshirojnë regjistrim dhe sukses në shkollat e mesme dhe të gjithë nxënësve u dëshirojmë 
       pushime të këndshme dhe sukses më të mirë në vitin e ardhshëm shkollor.
 
         Pallçisht i Poshtëm                                    Nga drejtoria

             09.06.2017                                   

Monday, May 29, 2017

SHPALLJA E NXËNËSVE MË TË MIRË

           
Këte vit shkollor Këshilli i arsimtarëve miratoi Rregulloren
për zgjedhjen e nxënësve më të mirë .
Procesi i zgjedhjes u realizua në muajin prill.
Rezultatet duheshte të shpallen  me 8 Maj 2017-DITËN E SHKOLLËS.
Manifestimi i caktuar nuk u realizua.
Sot u shpallën rezultatet, nxënësve  më të mirë të zgjedhur ju
shpërndanë LËVADATA dhe dhurata.
Njëkohsisht ,për suksesin e aritur në gara rajonale dhe Republikane
u shpërndanë dhurata dhe LËVDATA.
Almir Qamili -vendi i parë gara rajonale në gjuhën maqedone.

Qëndresa Vejseli vendi i parë në gara Republikane në Art figurativ.












Friday, March 31, 2017

KONKURSI për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme v.sh. 2017/2018





MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS


K  O  N  K  U  R  S
për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme                    publike për vitin shkollor 2017/2018
             në Republikën e Maqedonisë



Me Konkursin për regjistrimin  e  nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor
2017/2018  është  përcaktuar mundësia  për  regjistrimin  e  nxënësve  sipas  planeve
mësimore dhe programeve për: gjimnaz, ( drejtimi matematiko - natyrore - (kombinimi
A), drejtimi  matematiko - natyrore - (kombinimi B), drejtimi shoqëroro - humanitar ( kombinimi A),  drejtimi shoqëroro - humanitar ( kombinimi B), drejtimi  gjuhësor - artistik (kombinimi A), drejtimi gjuhësor - artistik (kombinimi B),  arsim profesional (arsim teknik në  kohëzgjatje prej  katër vite, arsim profesional - tre vite dhe dy vite), arsim i mesëm i arteve dhe arsim i mesëm për nxënës me nevoja të veçanta arsimore.



TETOVË
94.SHKOLLA E MESME KOMUNALE GJIMNAZI “KIRIL PEJÇINOVIQ”
Në vitin e parë do të regjistrohen 510 nxënës në 15 paralele (102 nxënës në
3 paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe 408 nxënës në 12 paralele me mësim në gjuhën shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për:
Gjimnaz - 510 nxënës, 15 paralele, minimum 60 pikë
maq           102 nx.        3 par.
shq             408 nx.      12 par.

95.SHKOLLA E MESME KOMUNALE GJIMNAZI I DYTË “7 MARSI”

Në vitin e parë do të regjistrohen 408 nxënës në 12 paralele me mësim në gjuhën shqipe sipas planeve dhe programeve mësimore për:
Gjimnaz - 408 nxënës, 12 paralele, minimum 60 pikë
shq             408 nx.      12 par.

96.SHKOLLA E MESME KOMUNALE E MEDICINËS “NIKOLLA SHTEJN”

Në vitin e parë do të regjistrohen 680 nxënës në 20 paralele (204 nxënës në
6 paralele me mësim në gjuhën maqedonase, 442 nxënës në 13 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe 34 nxënës në 1 paralele në gjuhën turke) sipas planeve dhe programeve mësimore  për:
Drejtimi i shëndetësisë  - 612 nxënës, 18 paralele
- motër medicinale                                            maq              34 nx.        1 par.          pr. 4 v.                  minimum 70 pikë
- motër medicinale                                            shq             204 nx.        6 par.          pr. 4 v.                  minimum 70 pikë
- motër medicinale                                            tur                 34 nx.        1 par.          pr. 4 v.                  minimum 70 pikë
- teknik dhëmbësh                                            maq              34 nx.        1 par.          pr. 4 v.                  minimum 70 pikë
- teknik dhëmbësh                                            shq                34 nx.        1 par.          pr. 4 v.                  minimum 70 pikë
- teknik i laboratoriko medicinal                    shq                34 nx.        1 par.          pr. 4 v.                  minimum 70 pikë
- teknik i laboratoriko farmaceutik               maq              34 nx.        1 par.          pr. 4 v.                  minimum 70 pikë
- teknik i laboratoriko farmaceutik               shq                68 nx.        2 par.          pr. 4 v.                  minimum 70 pikë
- teknik  fizioterapeut                                       maq              34 nx.        1 par.          pr. 4 v.                  minimum 70 pikë
-teknik  fizioterapeut                                        shq                 34nx.         1par.           pr.4 v                   minimum 70pikë
- teknik medicinal përkëdhelës                       maq               34 nx         1 par           pr. 3 v                 minimum 30 pikë
- teknik medicinal përkëdhelës                       shq                 34 nx         1 par           pr. 3 v                 minimum 30 pikë
Shërbime personale - 68 nxënës, 2 paralele
- teknik i kozmetikës                                           shq             34 nx.        1 par.          pr. 4 v.                  minimum 45 pikë
- teknik i kozmetikës                                           maq           34 nx.        1 par.          pr. 4 v.                  minimum 45 pikë

98. SHKOLLA E MESME EKONOMIKE KOMUNALE “8 SHTATORI”
Në vitin e parë do të regjistrohen 442 nxënës në 13 paralele (102 nxënës 3 paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe 340 nxënës në 10 paralele me mësim në gjuhën shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për:
Drejtim ekonomiko-juridik dhe i tregëtisë - 442 nxënës,  13 paralele
- teknik i ekonomisë                                         maq              68 nx.        2 par.          pr. 4 v.                  minimum 60 pikë
- teknik i ekonomisë                                         shq             272 nx.        8 par.          pr. 4 v.                  minimum 60 pikë
- teknik juridiku                                                 maq              34 nx.       1 par..          pr. 4 v.                  minimum 60 pikë
- teknik juridiku                                                 shq                68 nx.       2 par..          pr. 4 v.                  minimum 60 pikë

                           

       99.SHKOLLA E MESME PROFESIONALE KOMUNALE“MOSHA
PIJADE”
Në vitin e parë të shkollës do të regjistrohen 986  nxënës 29  paralele (374
nxënës në 11 paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe 612 nxënës në 18
paralele me mësim në gjuhën shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për:
Drejtimi  komunikacion  - 170 nxënës, 5 paralele
- teknik për komunikacion rrugor                  maq              34 nx.       1  par.          pr. 4 v.                  minimum 55 pikë
- teknik për komunikacion rrugor                  shq                68 nx.       2  par.          pr. 4 v.                  minimum 55 pikë
- teknik për transport dhe shpedicion            maq              34 nx.       1  par.          pr. 4 v.                  minimum 60 pikë
- teknik për transport dhe shpedicion            shq                34 nx.       1 par.           pr. 4 v.                  minimum 60 pikë
Drejtimi  makineri - 204 nxënës, 6 paralele
- teknik i makinerisë                                         maq           34 nx.           1 par.    pr. 4 v.                        minimum 45 pikë
- teknik i makinerisë                                         shq             68 nx.           2 par.    pr. 4 v.                        minimum 45 pikë
- autoteknik-mekatronik                                 maq           34 nx.           1 par.    pr. 4 v.                       minimum 45 pikë

- autoteknik-mekatronik                                 shq             34 nx.           1 par.    pr. 4 v.                       minimum 45 pikë
- automekanik                                                   shq             34 nx.           1 par.    pr. 3 v.                        minimum 30 pikë
Drejtimi  bujqësi dhe veterinari - 204 nxënës, 6 paralele
- teknik për prodhimtari fermere                    maq             34 nx.         1 par.          pr. 4 v.                  minimum 40 pikë
- teknik për prodhimtari fermere                    shq               34 nx.         1 par.          pr. 4 v.                  minimum 40 pikë
- teknik i veterinarisë                                        maq             34  nx.        1par.           pr. 4 v.                  minimum 45 pikë
- teknik i veterinarisë                                        shq               34  nx.        1 par.          pr. 4 v.                  minimum 45 pikë
- kopshtar-lulerritës                                           maq              34 nx.        1 par.          pr. 3 v.                  minimum 30 pikë
- kopshtar-lulerritës                                           shq                34 nx.        1 par.          pr. 3 v.                  minimum 30 pikë
Drejtimi  hotelieri dhe turizëm - 136 nxënës, 4 paralele
- teknik i hotelierisë dhe turizmit                    maq           34 nx.         1 par.           pr. 4 v.                  minimum 45 pikë
- teknik i hotelierisë dhe turizmit                    shq             34 nx.         1 par.           pr. 4 v.                  minimum 45 pikë
- kuzhinjer                                                       maq           34 nx.         1 par.          pr. 3 v.                   minimum 30 pikë
- kuzhinjer                                                       shq             34 nx.         1 par.          pr. 3 v.                   minimum 30 pikë
Drejtimi elektroteknikë - 170  nxënës, 5 paralele
- elektroteknik për teknikë                              maq              34 nx.        1 par.          pr. 4 v.                  minimum 55 pikë
kompjuterike dhe automatikë
- elektroteknik për teknikë                              shq                68 nx.        2 par.          pr. 4 v.                  minimum 55 pikë
kompjuterike dhe automatikë
- elektromekanik për teknikë                          maq              34 nx.        1 par.          pr. 3 v.                  minimum 30 pikë
kompjuterike dhe teknologji
elektromekanik për teknikë                            shq                34 nx.        1 par.          pr. 3 v.                  minimum 30 pikë
kompjuterike dhe teknologji
Drejtimi  ndërtimtari dhe gjeodezi - 34 nxënës, 1 paralele
- teknik i ndërtimtarisë                                     shq                34 nx.        1 par.          pr. 4 v.                  minimum 45 pikë
Drejtimi  pylltari dhe përpunim i drurit - 68 nxënës, 2 paralele


- teknik për pylltari dhe arkitekturë të   shq pejsazhit
shq
- zdrukthëtar   34 nx.       1 par.      pr. 4 v.    minimum 45 pikë
34 nx.         1 par.         pr. 3 v.                   minimum 30 pikë











100. SHKOLLA E MESME KOMUNALE E TEKSTILIT “GJOCE STOJÇESKI”
Në vitin e parë do të regjistrohen 340 nxënës në 10 paralele (34 nxënës në 1 paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe 306 nxënës në 9 paralele me mësim në gjuhën shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për:
Drejtimi  tekstil dhe lëkurë - 170 nxënës, 5 paralele


-  teknik i konfekcionit
-  teknik i konfekcionit
-  teknik për dizajnin e veshjeve
- teknik i tekstilit
- konfekcioner


maq           34 nx.      1 par.      pr. 4 v.            minimum 45 pikë
shq            34 nx.      1 par.      pr. 4 v.            minimum 45 pikë
shq            34 nx.      1 par.      pr. 4 v.            minimum 45 pikë
shq            34 nx.      1 par.      pr. 4 v.            minimum 45 pikë
shq           34 nx.      1 par.      pr. 3 v.             minimum 30 pikë




Drejtimi kimi-tenologji - 136 nxënës, 4 paralele
- teknik kimiko-teknologjik                   shq         102 nx.      3 par.       pr. 4 v.            minimum 45 pikë

- teknik ushqimor                                 shq            34 nx      1 par.        pr.4 v.             minimum 45pikë

Arsimi i artit - 68 nxënës, 2 paralele
- teknik për dizajn interieri, mobilje        shq            34 nx      1 par        pr. 4 v.            minimum 45 pikë
dhe prodhime industriale



101. SHKOLLA SHTETËRORE E  MUZIKËS “TODOR SKALOVSKI - TETOEC”
Në vitin e parë do të regjistrohen 68  nxënës në 2 paralele (34 nxënës në 1 paralele me mësim në gjuhën maqedonase dhe 34 nxënës  në 1paralele në gjuhën shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për:
Arsimi artit - art muzikor - 68 nxënës, 2 paralele
- muzicient i teorisë dhe muzicient                maq              34 nx.       1  par.          pr. 4 v.                  minimum 60 pikë
performues

- muzicient i teorisë dhe muzicient                shq                34 nx.       1  par.          pr. 4 v.                  minimum 60 pikë
performues










PASQYRË
e lëndëve mësimore nga arsimi fillor të cilët janë paraparë në kriteret  për
                                    rangimin e suksesit të nxënësve

1
2
3
4
Nr.
ren.

DREJTIMI
Lëndët mësimore të cilat
janë të detyrueshme
Lëndët të cilat janë të
rëndësishme për profesionin,
respektivisht degës zgjedhore
1.
Bujqës dhe veterinari
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- biologji, kimi
2.
Pylltari dhe përpunimi i drurit
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- biologji, matematikë
3.
Gjeologji, miniera dhe metalurgji
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- matematikë, fizikë
4.
Makineri
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- matematikë, fizikë
5.
Elektroteknikë
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- matematikë, fizikë
6.
Kimi-teknologji
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- kimi,  matematikë
7.
Tekstil dhe lëkurë
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- kimi, matematikë
8.
Grafikë
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- kimi,  art figurativ
9.
Shërbime personale
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- kimi, biologji
10.
Ndërtimtari dhe gjeodezi
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- matematikë, fizikë
11
Shëndetësi
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- biologji, kimi
12.
Komunikacion
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- matematikë, fizikë
13.
Hotelieri dhe turizëm
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- biologji, gjeografi
14.
Ekonomi-juridik dhe tregëti
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- matematikë, histori

Arsimi i arteve të bukura
- drejtimi i artit të aplikuar

- drejtimi arti muzikor
- drejtimi i baletit
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj

- art figurativ, histori
- arsim muzikor, histori
- arsim muzikor, edukatë fizike

Gjimnaz :
Drejtimi matematiko natyrorë
(kombinimi A)
Drejtimi matematiko natyrorë
(kombinimi B)
Drejtimi shoqëroro humanitar
(kombinimi A)
Drejtimi shoqëroro humanitar
(kombinimi B)
Drejtimi gjuhësor - artistik
(kombinimi A)
Drejtimi gjuhësor - artistik
(kombinimi B
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj

- matematikë, fizikë

- matematikë, biologji

- matematikë, histori

- matematikë, histori

- matematikë, histori

- matematikë, histori

Gjimnazi  sportiv
gjuhë amëtare dhe gjuhë
e huaj
- biologji,
edukatë fizike

*Gjuha amtare: gjuha maqedonase, gjuha shqipe, gjuha turke dhe gjuha serbe


\
II. KUSHTET PËR REGJISTRIMIN  E  NXËNËSVE

Regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme publike (në tekstin e mëtutjeshëm: shkollat),
për vitin shkollor 2017/2018 do të realizohet sipas kushteve dhe mënyrës  të përcaktuar me
Ligjin për arsim të mesëm, Ligjin për arsim profesional dhe trajnim, Ligjin për Akademin e sportit
dhe Konkursit
Transporti falas apo akomodimi i nxënësve të cilët do të regjistrohen në vitin e parë në
shkollat e mesme publike, nuk do të sigurohet nëse lloji i zgjedhur arsimor (drejtimi) ekziston  në
komunën, respektivisht regjionin.Mësimi realizohet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik.
Për pjestarët e bashkësive etnike që e ndjekin mësimin në gjuhën që është ndryshe nga gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik, mësimi në shkollat e mesme publike realizohet në gjuhën dhe shkrimin e bashkësisë përkatëse.
Kushtet për regjistrim të nxënësve janë:
-     të ketë mbaruar arsimin fillor;
-     të mos jenë më të vjetër se 17 vjeç
-     të jenë përcaktuar për një nga planet dhe programet nga llojet e mëposhtme
arsimore
a)   gjimnaz
b)  arsim profesional dhe trajnim
c)  arsim i mesëm i arteve
d)  arsim i mesëm për nxënës me nevoja të veçanta arsimore
-     t'i plotësojnë kriteret e përcaktuara në  Konkurs.

Në arsimin e mesëm të arteve mund të regjistrohen edhe nxënës të talentuar të cilët nuk kanë
të kryer arsimin fillor, me pëlqim paraprak me shkrim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me
obligim që paralelisht të kryejnë arsimin fillor.Në arsimin e mesëm për nxënësit me nevoja të
veçanta arsimore nxënësit do të përfshihen sipas llojit dhe shkallës së aftësive të kufizuara.
Në gjimnazin “Josip Broz Tito” - Shkup do të regjistrohen 20 nxënës në vitin e tretë në programin - Matura ndërkombëtare.
Paralele të shpërndara në kuadër të shkollave të mesme publike ka në: Shkollën e
mesme komunale “Aco Ruskovski” - Berovë në Pehçevë, Qendrën për arsim të mesëm të
orientuar “Zdravko Çoçkovski” - Dibër në Mogorçe; Shkollën shtetërore për muzikë “Todor
Skalovski - Tetoec” - Tetovë në Strugë; Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit “Vllado Tasevski”
në Shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit “8 Shtatori”, Shkollën e mesme shtetërore për
edukim dhe rehabilitim “Shën Naum Ohridski” - Shkup, në Shkollën e mesme komunale
“Kuzman Shapkarev” - Manastir.
Paralele në të cilat realizohet mësim bilingual ekzistojnë  në: Shkollën  e mesme të
qytetit të Shkupit Gjimnazi “Orce Nikollov” (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-
frenge dhe tre paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-angleze), Shkollën e mesme të Qytetit
të Shkupit Gjimnazi “Rade Jovçevski Korçagin” (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-
frenge), Shkolla e mesme komunale “Shën Kirili dhe Metodi” - Negotinë (një paralele bilinguale
në gjuhën maqedonase-frenge), Shkollën e mesme komunale Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” -
Tetovë (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-frenge dhe një paralele bilinguale në
gjuhën shqipe-frenge), Shkollën  e mesme komunale Gjimnazi “Goce Dellçev” - Kumanovë (një
paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-frenge), Shkollën  e mesme të Qytetit të Shkupit
“Lazar Tanev” (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-frenge) dhe Shkollën e mesme
komunale “Gostivar”- Gostivar (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-angleze dhe një


paralele bilinguale në gjuhën shqipe-angleze), shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit Gjimnazi “ Pançe Arsovski” (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-angleze) dhe Shkollën e mesme komunale Gjimnazi “ Josip Bros Tito”-  Manastir (një paralele bilinguale në gjuhën maqedonase-frenge)
Paralele në të cilat mësohet gjuha gjermane me fond javor prej 6 orëve ka në
Shkollёn e mesme tё Qytetit të Shkupit Gjimnazi “Josip Broz Tito”, Shkollёn e mesme tё Qytetit
të Shkupit “Georgi Dimitrov” dhe Shkollёn e mesme tё qytetit të Shkupit “Vëllezërit Milladinov”.
Paralele të shpërndara në përbërje të shkollës së mesme Akademia e Sportit ka në:


- SHMK „Kuzman Shapkarev” - Manastir, futboll ;
- SHKHT „Vanço Pitosheski” - Ohër, futboll ;
- SHMPK „Mosha Pijade“ - Tetovë, futboll;
- SHMK „Kole Nehtenin” - Shtip, fudboll.
SHMK Gjimnazi „Mirçe Acev” - Prilep,  futboll;


Nxënësit përkasisë etnik romë mund të regjistrohen në shkolla të caktuara të mesme publike nëse kanë deri në 10% më pak pikë nga numri i pikëve të parapara me Konkursin për planet dhe programet mësimore të përshtatshme, edhe nëse i plotësojnë kriteret plotësuese për testim të njohurive dhe aftësive për shkollën e caktuar.


III. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM
Gjatë aplikimit, nxënësit duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme:
-     fletëparaqitje  për regjistrim      (fletparaqitjen për regjistrim nxënësi mund ta
merr në shkollën ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe e njëjta është falas);
-     dëftesat origjinale nga klasa e VI deri në  të IX;
-     shtesë e dëftesës për klasën e IX me rezultatet vlersimi ekstern  të arriturave
të suksesit të nxënësit
-     çertifikatë nga libri amë i të lindurve (pa marrë parasysh datën e lëshimit)
Nxënësit gjatë konkurrimit në Akademinë për Sport duhet të dorëzojnë edhe vërtetim për aftësi sportive për sportin për të cilin nxënësi është kontrolluar.
Për programin Matura ndërkombëtare në Shkollën e mesme të Qytetit të Shkupit “Josip Broz  Tito”,  afatet  e  regjistrimit,  dokumentet  e  nevojshme  dhe  të  gjitha  informacionet  e nevojshme do të publikohen në tabelën e shpalljeve të shkollës.





IV. AFATET E KONKURSEVE

Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve realizohet në dy afate regjistrimi, qershor dhe gusht, me dy paraqitje në qershor dhe një  paraqitje në afatin e gushtit .

Paraqitja dhe regjistrimi i parë në afatin e regjistrimit të qershorit realizohet më 28 dhe
29 qershor 2017, ndërsa rezulatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 30 qershor 2017.
Testimi kualifikues do të organizohet në shkollat për arsim të mesëm në 3  korrik  2017 , ndërsa rezultatet do të publikohen në 4 korrik  2017.Kontrollimi i njohurive të nxënësve të
bashkësive  do të realizohet në gjuhën në të cilën nxënësi e ka ndjekur arsimin fillor.
Paraqitja e dytë në afatin e  qershorit do të realizohet në 5 korrik 2017 , ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen në 6 korrik 2017.
Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të realizohet në 24 gusht 2017,
ndërsa rezultatet nga regjistrimi i nxënësve dhe vendet e lira do të publikohen në 25 gusht
2017.
Shkollat të cilat në të dy afatet për regjistrim nuk do të plotësojnë numrin e nxënësve për regjistrim nga ky Konkurs, do të vazhdojnë regjistrimin e nxënësve deri më 31 gusht 2017.
Paraqitja për programin Maturë ndërkombëtare në Gjimnazin “Josip Broz Tito” do të realizohet prej 8  deri në 18 maj 2017.

V. KRITERET PËR PËRZGJDHJE

Kriteret për përzgjdhjen e  nxënësve janë:
   suksesi mesatar prej  klasës së  VI-IX;
   suksesi  mesatar i nxënësit i arritur nga katër lëndë (gjuhë amëtare, gjuhë të
     
huaj, dhe dy lëndë të cilat janë të rëndësishme për drejtimin);
   diploma të fituara (I, II dhe III), vende nga gara ndërkombëtare dhe republikane
     
(nga gjuha amëtare, gjuhë të huaj dhe lëndë mësimore të cilat janë të të
     
rëndësishme për drejtimin, respektivisht lëminë e  zgjedhur);
 
   vlera mesatare nga pikët e fituara për sjelljen.
   suksesi mesatar nga rezultatet e  vlersimit ekstern  të arriturave të suksesit të
     
nxënësit për klasën e IX.

Në shkollat ku paraqiten nxënës me numër më të madh, nga numri i planifikuar me
pikë të barabarta, do të organizohet test kualifikues nga lëndët të cilat janë të rendësishme për
drejtimin.
Në shkollën e mesme të arteve (muzikë, balet dhe art) dhe gjimnazin sportiv, shkollat do të caktojnë kritere  plotësuese.
Për suksesin  mesatar nga klasa e VI deri në klasën e IX, nxënësi mund të fitojnë më së shumti 50 pikë (suksesi i përgjithshëm  nga klasa e gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë  mblidhet, ndahet në katër dhe numri i njëjtë shumëzohet me koeficientin 10).

Për suksesin mesatar të arritur nga katër lëndë mësimore të propozuara (dy lëndë
mësimore të detyrueshme për të gjitha llojet e arsimit dhe dy lëndë mësimore të cilat janë të
rëndësishme për drejtimin), nxënësi mund të fitojë më së shumti 20 pikë (5 pikë për çdo lëndë).
Për vende të fituara në  gara ndërkombëtare dhe republikane nxënësi mund të fitojë më së shumti 5 pikë. (Për vend të fituar në gara ndërkombëtare 5 pikë, për vend të fituar në gara republikane: 3 pikë për vendin e I, 2 pikë për vendin e I I dhe 1 pikë për vendin e I I I). Nxënësit i vlerësohet vetëm një diplomë që i sjell më shumë pikë.
Për vlerë mesatare të pikëve të sjelljes prej klasës së VI deri në IX nxënësi mund të fitojë më së shumti 5 pikë. ( Sjellja shembullore vlerësohet me 2 pikë, sjellja e mirë me 1 pikë dhe sjellja e pakënaqshme vlerësohet me 0 pikë. Vlera mesatare është shuma e pikëve të sjelljes prej klasës së gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë pjesëtohet me 4)” ndryshohet si vijon : “ Për vlerë mesatare nga pikët për sjelljen prej klasës së VI deri në IX nxënësi mund të fitojë më së shumti 5 pikë.( Sjellja shembullore vlerësohet me 5 pikë, sjellja e mirë vlerësohet me 3 pikë dhe sjellja e pakënaqshme vlerësohet me 0 pikë. Vlera mesatare është shuma e pikëve të sjelljes prej klasës së gjashtë, shtatë, tetë dhe nëntë pjesëtuar me 4).

Nxënësi sipas të gjitha kritereve të  caktuara me këtë konkurs mund të fitojë më së shumti 80 pikë.
Numri i caktur minimal i pikëve për afatin e parë të regjistrimit, paraqitja e parë, ëshë pjesë përbërëse e këtij Konkursi.
Shkollat për paraqitjen e dytë të afatit të qershorit mund ta zvoglojnë numrin e përcaktuar në pikët minimale të përcaktuara në Konkursin, më së shumti 5 pikë, përveç se për gjimnaz, drejtimin ekonomi - juridik dhe tregëti dhe drejtimi shëndetësi.

Shkollat për paraqitjen e afatit të gushtit mund ta zvoglojnë numrin e përcaktuar në
pikët minimale të përcaktuara në  Konkurs, më së shumti
5 pikë në krahasim me paraqitjen e
dytë në afatin e parë të regjistrimit (përkatësisht më së shumti 10 pikë për të dy afatet e
regjistrimit),  përveç  se  për  gjimnaz,  drejtimin  ekonomi-juridik  dhe  tregët  dhe  drejtimin
shëndetësi.





Shkollat pas verifikimit të rang listës përfundimtare janë të obliguar që në afat
prej 48 orëve tua kthejnë dokumentacionin të gjithë nxënësve të cilët nuk janë regjistruar
në shkollë
Shkollat janë të obliguara që me konkurs intern për paraqitjen e dytë në afatin e parë të qershorit dhe për afatin e  dytë të regjistrimit të theksojnë minimumin e pikave të përcaktuara me të cilat nxënësit mund të konkurrojnë për regjistrim në planin dhe programin e caktuar mësimor. Publikimi i pikëve minimale duhet të realizohet:

- për afatin e qershorit, paraqitja e dytë më 4 korrik 2017.


- për afatin e gushiti më 21 gusht 2017.
Për nxënësit të cilët kanë mbaruar klasën e nëntë në Republikën e Maqedonisë, ndërsa një, dy apo tre klasë ( VI,VII apo VIII) kanë përfunduar jashtë vendit, për ato klasë do të merret  suksesi  nga klasa  e  nëntë  dhe  do  të  vlejnë  të  gjitha kriteret  e  njëjta  të lartëpërmendura  gjatë përzgjedhjes së nxënësve.

VI. PUBLIKIMI I SHPALLJEVE INTERNE
Shkollat e mesme publike shpalljet interne i publikojnë në vende publike të shkollës më së voni deri më 21  prill 2017, në bazë të numrit të përgjithshëm të nxënësve dhe paraleleve të caktuara me këtë Konkurs.

Ministër i Arsimit dhe Shkencës,

Pishtar Lutfiu