Monday, February 27, 2023

Ju lumtë nxënësve të shkollës tonë të cilët fituan në garat lokale në Këndin Amerikan - Speelling Bee 2023 dhe vazhdojnë në garat Republikane.
Suksese për nxënësit dhe ars.Mirjeta Leka



 

American Corner Spelling Bee 2023.
Pjesëmarrëse në këto gara ishin edhe nxënëset e klasës së IX: Sara Ramadani, Era Mamuti dhe Sara Mustafi.
Mentore: ars.Sizana Aliji




 

Më 25.02.2023 ( E shtunë) Këndi Amerikan realizoi garat lokale të Spelling Bee 2023, në hapësirat e Universitetit të Tetovës, ku morën pjesë edhe nxënësit e shkollës sonë: Dardana Selimi, Erin Ziberi, Arjana Odai, Aldina Ajrullahi dhe Aldin Memeti. 
Mentore: ars.Mirjeta Leka






 

Më datë 23.02.2023, në shkollën tonë u realizuan gara interne në gjuhën Angleze për kualifikim në garat ELTAM. Pjesëmarës ishin nxënësit nga klasa e V deri në klasën e IX

Mentore ars.Nexhmije Aliu Dauti ,ars.Luljeta Mamuti dhe ars.Sizana Aliji

Nxënësve ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme!






 

Sot, shkollën tonë e vizitoi kryetari i federatës të sportit për Republikën e Maqedonisë së Veriut Bujar Ibrahimi. Ndau mirënjohje për ars.Elvira Arifi për kontributin e dhënë në aktivitetet e kryera me nxënësit








 

Sot më datë 23.02.2023, në Sh.F.K."Liria" Zherovjan  u realizuan garat komunale
,,Eseja më e mirë", ku pjesëmarës ishin edhe nxënëset e shkollës sonë: 
1.Hatixhe Saliu -IX¹
2.Kaltrina Akiki-IX²
3.Sara Ramadani-IX³

Mentore ars.Fatbardha Ibrahimi dhe ars.Lulzana Aliti




 

Tuesday, February 21, 2023






 

Më 21.02.2023 Nxënësit e shkollës sonë morën pjesë në gara matematikë-fizikë të organizuara nga shkolla private "Yahya Kemal" në f.Kamjan. Pjesëmarrës në këto gara ishin nxënësit nga klasa e IX. 
Pregatitjet për gara i koordinoi arsimtarja Ardiana Jonuzi dhe Tenzile Ferati 

Nxënësve ju dëshirojmë suksese🏆📚





 

Më 17.02.2023 në shkollën tonë u mbajtën gara interne nga lënda e biologjisë, të pranishëm ishin të gjithë nxënësit nga klasa e VI deri te klasa e IX, me arsimtarin Amet Arifi.




 

Sunday, February 5, 2023

Më 02.02.2023(E ejnte) në hapsirat e Komunës së Bogovinës u realizua takim me përfaqësuesit e federatës së sporteve shkollorë  në krye me kryetarin e federatës , sekretarin dhe përfaqësuesin zonal bashkë me kryetarin Besnik Emshiu.
 Kryetari i Federatës sqaroi funksionimin e Federatës për angazhimin maksimal të klubeve shkollore për pjesëmarrje në garat e ndryshme, rezultatet e arritura dhe aktivitetet në të ardhmen.
Në fund u ndajtën mirënjohje gjithashtu me mirënjohje për punën u nderua edhe klubi jonë  nga kryetari i federatës për formimin dhe sukseset  e klubit të shkollës.










 

Wednesday, February 1, 2023

Aktivitete me klasen V-në kuadër të –Shëndetit mental-me temë. ,,Nxitja dhe përmisimi I aftësive të komunikimit me nxënësit e klasës së pestë” 
Komunikimi është shkëmbimi i informacionit nga një person në tjetrin.
Të jesh  I sjellëm nuk është dobësi ,është një force e madhe që ndihmonë për të mbijetuar,për të ruajtur cilësit më të mira dhe më të nevojshme të karakterit tek vetja.



 

Urime pensionimi arsimtari Harun Hasipi