BROSHURA 2023/2024


SHFK    ”DERVISH CARA”     PALLÇISHT  I   P.
KOMUNA E BOGOVINËS
Tel. 044391330 –Pallçisht
Tel. 044391331 – Kallnik shkolla teritorijale

     
        Të nderuar prindër,

 Shkolla jonë,   SHFK,,DERVISH CARA” është  shkollë qendrore me dy shkolla territoriale - Kallnik shkollë e plotë nëntvjeçare, Novak me paralele të kombinuara nga kl I-V.
     
Në të gjithë shkollat,në vitin shkollor 2019/20  mësojnë 417 nxënës ,prej të cilëve 228 cikli i ulët dhe 189 cikli i lartë, të shpërndarë në 28 paralele. Në klasën e parë u regjistruan 43 nxënës.
       Në shkollën tone  janë të punësuar 42 arsimtarë 16 në mësimin klasor dhe 23 në mësimin lëndor. Shkolla jonë ka drejtor, psikolog, sekretar, arkatarë, biblotekist dhe 8 puntor për mirëmbajtje.
Për nxënësit e interesuar, këtë vit shkollor do të kemi dhe sigurime për fatkeqësie-aksidentet mbrenda 24 orë. Për mbrojtje shëndetsore janë planifikuar kontrole sistematike,kontrolle stomatologjike dhe vaksinime të nxënësve. Të gjitha këto do të realizohen në bashkpunim me shtëpinë e shëndetit Tetovë.





MISIONI DHE VIZIONI I SHKOLLËS
Shkolla e jonë është institucion në të cilin  të gjithë fëmijëve nga mosha 6-15 vjet  iu sigurohet  arsimim  dhe  edukim  përmes metodave dhe formave bashkëkohore të mësimit.
Deklarata  për misionin
          Ne përpiqemi të përgatisim të gjithë nxënësit tonë që të bëhen nxënës të përjetshëm dhe qytetarë të përgjegjshëm të gatshëm për të përmbushur sfidat e së ardhmes. Në partneritet me familjet dhe komunitetin,
              Nxënësit e klasës parë
                                                                                           qëllimi ynë është të krijojmë mundësi të përshtatshme mësimi                                                                                           për nxënësit - brenda dhe jashtë klasës - që i ndihmonë ata të                                                                                                                 zhvillojnë njohuritë, aftësitë e të menduarit kritik dhe karakterin e nevojshëm për të                                                                                                                      arritur një botë të përparuar.                                            




VIZIONI
           Vizioni ynë është i dedikuar për një traditë të vazhdueshme të përsosmërisë në një botë gjithnjë në ndryshim. Brenda një mjedisi të sigurt dhe mbështetës, ne ofrojmë një arsimim të cilësisë, kualitetit  dhe përgatitim trupin tonë të ndryshëm të nxënësve  për përpjekjet e ardhshme. Ne nderojmë arritjet dhe nxisim krenarinë në veten tonë, në shkollën tonë dhe në komunitetin tonë.


Motoja e jonë
Arsimimi - Dera juaj për të Ardhmen”


        RREGULLAT E SJELLJES SË NXËNËSVE NË SHKOLLË                                                                 
Secili nxënës duhet të vjen 10 minuta para fillimit të orës mësimit.    Të respektohet koha për fillim të orëve sips orarit të ziles.Para secilës orë të mësimit nxënësi të pregadit veglat e nevojshme për punë. Pas           mbarimit të orëve të mësimit hapsirat e punës t’i lën në rregull. Nxënësit gjatë kohës së mësimit mos mbajnë gjërra me vlerë (stoli ari,shuma të mëdha parash, etj) sepse shkolla nuk mban përgjegjësi. Ështe e ndaluar  pordorimi i telefonit mobile gjatë orëve mësimore.  Nxënësit janë të  të obliguar ta ruajn rendin, disiplinën dhe pastërtin në hapsirat shkollore dhe në oborin shkollor. Nxënësit kujdestar janë përgjegjës për rendin,diciplinën dhe higjenën.          
 
OBLIGIMET E PRINDËRVE
·         Respektojn rendin shtëpiak të shkollës  
·         Rregullisht  njoftohen për suksesin e arritur dhe sjelljen e fëmijës suaj.
·         Rregullisht përmbushin obligimet që i keni ndaj shkollës(pjesmarrje e rregullt në mbledhje të caktuar nga ana kujdestarit.
·         Këshillimi i obligushëm për prindërit-nëse fëmija  ka numër të konsiderushëm të notave të dobta, ka mungesa të paarsyshme, ka sjellje asociale,prindi duhet të mer pjesë në këshillime.
·         Nese prindëri nuk i përgjigjet ftesës për këshillim edhe për së treti herë, atëherë lajmërohet qendra për punë sociale.  


E MËSUAR MË PARË, PËRVOJA E FITUAR
Programi për punën e vitit shkollor 2018/2019 ështe realizuar me sukses. Si rezultat i të gjitha aktiviteteve gjatë vitit shkollor, rezultateve të aritura të nxënësve, analizave të punës të të gjitha
organeve në shkollë, raportit vjetor për punen në shkollë mund t’i veçojm disa përvoja të fituara –pozitvie dhe negative .
 Pozitive-Ritje në notën mesatare -nga  viti i kaluar.
 Bashkpunim ndërmjet të punësuarve.

Kujdesi përgjithëshem për nxënësit.                                                                                                                                          
 Sistemi i organizuar për informimine prindërve për përparimin e fëmijëve të tyre.
Realizimi i këshillimit dhe ndihmës permanente nxënësve të dobët.
Realizimi i aktiviteve të parapara në programën vjetore të vitit paraprak.

Negative-Mungesa e  mjeteve mësimore-proektorëve,aparatev teknike.
Mungesë të mësimit kabinetik në disa lëndë si fizika, kimia, biologjia.
Mungesë të kushteve për realizimin të programit nga lënda  e arsimit fizik dhe shëndetsor dhe arsimit muzikor.   

PRIORITET  PËR VITIN SHKOLLOR 2019/2020

1.       Zhvillimi professional në kontiunitet i arsimtarve.
2.       Paisja e shkollës me mjete bashkohore ndihmëse(projector dhe kompjuter për secilën klasë,).
3.       Krijimi i një kabineti per fizik,kimi ose  biologji.
4.       Rregullimi i oborrit të shkollës dhe sigurimi i nxënësve.
      
                                                                                                                                                                                                                                                                             

No comments:

Post a Comment