Friday, February 23, 2024

Sot më datë 23.02.2024(e Premte), në shkollën tonë u mbajtën gara komunale online në lëndën Shkenca Natyrore pjesëmarrës ishin nxënësit e klasës V dhe VI të shkollës qendrore dhe periferike.

🔹Mentore ars.Sadije Arifi 

🔹Nxënësve ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme!





 

Më datë 16.02.2024, u realizuan gara në nivel komunal online në lëndën e Biologjisë.
Nxënësit e shkollës sonë në këto gara arritën suksesin e rradhës Plasimi i shkollës sonë në Nivel Shtetëror në vendin e tretë🥉

🔹Nxënësve u dëshirojmë suksese të mëtutjeshme!

✅Falenderojmë arsimtarin e lëndës Amet Arifi për angazhimin e tij.

Rezultatet e garave⤵️




Sunday, February 18, 2024

Sot më datë 18.02.2024(e Diel), në Kolegjin Yahya Kemal në Tetovë u organizuan gara në lëndën Matematikë-Fizikë pjesëmarrës ishin nxënësit e klasës IX të shkollës qendrore dhe periferike.
Rezultatet do të publikohen tek faqja zyrtare e Kolegjit Yahya Kemal.

🔹Ju dëshirojmë shumë suksese nxënësve!

🔹Falenderojmë mentoret ars.Besime Saliji, ars.Merzika Zurapi, ars.Ardiana Jonuzi dhe Liridona Medii







 

 Më datë 16.02.2024(E premte), në shkollën tonë u mbajtën gara komunale online në lëndën e Biologjisë pjesëmarrës ishin nxënësit e klasës VII, VIII dhe IX të shkollës qendrore dhe periferike.


🔹Nxënësve ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme!


✅Falenderojmë ars.Amet Arifi, psikologen e shkollës Shpresa Qamili dhe ars.Mimoza Abazi për kontributin e dhënë.





Tuesday, February 6, 2024

Më datë 05.02.2024(E hënë), në shkollën tonë u mbajtën gara interne në lëndën e Biologjisë të organizuara nga ars.Amet Arifi, pjesëmarrës ishin nxënësit e klasës VII, VIII dhe IX të shkollës qendërore dhe periferike. 🔹Nxënësve ju dëshirojmë suksese të mëtutjeshme Falenderojmë ars.Amet Arifi për organizimin e garave.








Friday, February 2, 2024

Sot më datë 02.02.2024 (E Premte), në shkollën tonë u mbajtën Gara komunale nga lënda e Matematikës, ku pjesëmarrës ishin nxënës nga klasa e IV deri në klasën e IX. Të organizuara nga Lidhja e Matematikantëve të Maqedonisë.

Koordinatore ars.Merzika Zurapi dhe testatore ars.Sevdije Idrizi

Ju dëshirojmë shumë suksese nxënësve!






 

Friday, December 15, 2023

Sot nxënësit e shkollës tonë klasat e para ishin në vizitë tek ambulanta dentare e fshatit tonë "Cara Dent" me stomatolog dr.Nart Cara, të cilët realizuan një aktivitet me nxënësit me temë:
,,Kujdesi,ruajtja dhe pastrimi i dhëmbëve”🦷




 

Thursday, December 14, 2023

Aktivitet nga psikologia e shkollës Shpresa Qamili me nxënësit e klasave të VI me temë:
Si të arrijmë sa më shumë sukses në mësim?
  MËSOJ NGA DISA ORË NË DITË E NUK MORA NOTË TË MIRË?
   SA KOHË DUHET TË MËSOJ BRENDA DITËS QË TË MARË NOTË TË MIRË?
   NXËNËSIT ME SUKSES TË MIRË A THUA MËSOJNË KOHË MË TË GJATË SE NXËNËSIT ME SUKSES MË TË DOBËT?
Sigurisht që keni kërkuar përgjigje për këto pyetje, thjesht ka përgjigje për secilën prej tyre. Çdo nxënës mund të mësoj për të mësuar. Gjegjësisht nxënësit me sukses më të mirë, nuk mësojnë më gjatë kohë, se sa nxënësit me sukses më të dobët.Ata më mirë e shfrytëzojnë kohën për mësim, mësojnë sistematikisht në mënyrë të organizuar dhe të planifikuar.
Kanë planë çka?, kur? dhe si mësojnë ?

✅️Falenderojmë psikologen e shkollës Shpresa Qamili për këtë aktivitet të rëndësishëm për nxënësit👏




 

Friday, December 8, 2023



Gara sportive në volejboll 🏐

Më 07.12.2023 (e ejnte) u organizaun gara ndërkomunale në volejboll (vajza), në sallën e shfk "Luigj Gurakuqi"- f.Zhelinë, ku ekipi i KSSH "Dervish Cara" përfaqësoi shkollën dhe komunën tonë.

 Në këto ekipi i KSSH "Dervish Cara", fitoi vendin e dytë🥈dhe do të vazhdoj garat në ato zonale!

Ju lumtë nxënës👏️ fitore dhe shumë suksese edhe në garat e mëtutjeshme, në garat zonale!

Falenderojmë ars.Nderim Emini dhe ars.Jusuf Vejseli për kontributin e tyre.










 



Urime për nxënësen   Rinora Abdullahi e shfk "Dervish Cara" 
Nxënësit grup moshat e Rinorës do të kenë mundësi të kenë në duart e tyre librin e parë të saj dhe të lexojnë, sa me fat që jemi që kemi nxënës sikur Rinora Abdullahi.
I dëshirojmë shumë suksese të mëtutjeshme✨️


 

 

Fundviti po afrohet🎄🎄
Në prag të festës së Vitit të Ri, sytë e nxënësve shkëlqejnë për secilin ndryshim në klasë e sidomos për ndryshimet gjatë festave.

 Projekt i realizuar në mënyrë të shkëlqyer nga nxënësit e klasës IV-3, së bashku me arsimtaren Valmira Berzati.