Saturday, December 31, 2022



Komuna e Bogovinës me rast të festave të fundvitit nuk i haron edhe të rinjët të cilët kanë arritur sukses në të gjitha sferat e veçanërisht në sport dhe për këtë shkak sot Kryetari i komunës z.Besnik Emshiu ndau Çertifikatë për suksesin e arritur në sferën e sportit nxënësit të shkollës sonë Enes Abdullahi

Urime e suksese për Enesin.



 

,,Ne të gjithë jemi të veçantë dhe të bukur por së bashku jemi Kryevepër" 🌼🌸 
🎨✋️I realizuar nga nxënësit e klasës III-3, me arsimtaren Valmira Berzati




 

Sunday, December 18, 2022

Ministria për Arsim dhe Shkencë realizon anketë për perceptimet dhe qëndrimet në lidhje me integrimin ndëretnik në arsim, me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup. Anketa realizohet në një numër të madh të shkollave në Maqedoni dhe përfshin nxënës, arsimtarë, të punësuar në shërbimin profesional dhe drejtorë të shkollave, si dhe prindër të nxënësve. Ku ndër të cilat ishte edhe shkolla jonë " Dervish Cara" f.Pallçisht dhe shkolla periferike f.Kallnik.






 

Thursday, December 15, 2022

Projekt nga lënda e Historisë 
Realizuar nga klasa VIII-3, me arsimtarin Minas Zilbeari





 

Tuesday, December 6, 2022

🎄⛄️Punime për festën e Vitit të Ri nga nxënësit e klasës III-2, me arsimtaren Sevdije Idrizi









 

📚🌺●Projekt i realizuar nga nxënëset e klasës së VIII dhe IX, tema:,,Ora mësimore"







 

☆●Ne po fillojmë...🎅🎁
Për ti dhënë kuptimin e duhur festave të fundvitit ,,Babadimri po vjen", një projekt i realizuar në mënyrë të shkëlqyer nga nxënësit e klasës II-2 së bashku me arsimtaren Selvinaz Hasani 






ME PROGRAM KULTURO-ARTISTIK NXËNËSIT E SHFK “DERVISH CARA”-PALLÇISHT
PËRFUNDUAN AKTIVITETET E FESTAVE TË NËNTORIT












 






Sunday, December 4, 2022

"Aktiviteti i rregullt fizik"
Të rinjtë dhe fëmijët kanë nevojë për më shumë aktivitet fizik për të patur një jetë të shëndetshme🏋‍♀️⚽️
Projekt i realizuar nga klasët e III-ta, me arsimtaren Elvira Arifi.




 

"Lexim i tregimeve"📚
Projekt i realizuar nga klasa V-1 së bashku me V-2 duke u lexuar tregime klasës I-1
Motivimi i nxënësve për lexim pasi që klasa e parë ende nuk kanë arritur tek të lexuarit.






Më 29.11.2022, nxënësit e shkollës sonë morën pjesën në gara në nivel komunal në lëmin e Artit Figurativ ku morën pjesë të gjitha shkollat, e organizuar në  shkollën fillore: ,,Sami Frashëri" në f.Pirok.
 Nxënësit treguan rezultate shumë të mira si në vijim:

🥇Vendin e parë:
     Era Mamuti   IX-3
🥉Vendin e tretë:
     Viola Ademi VIII-2
     Aida Gafuri   IX-2

  Shumë urime për nxënësit duke ju dëshiruar suksese, krenohemi që kemi nxënës të përkushtuar, kreativ dhe me prirje për art.  Një falemnderim i veçant për arsimtarin tonë të artit Hajri Qamili dhe arsimtaren Mirjeta Halili.



















Tuesday, November 22, 2022

Në shenjë përkujtimi të njërës ndër ngjarjet madhore të kulturës sonë gjuhësore dhe jo vetëm ,..të mbarë kombit shqiptar; pra 
"Kongresi i Alfabetit Shqip " që u mbajt në qytetin e Manastirit.
   Dy nxënëset e shkollës sonë Rinora Abdullahi dhe Sara Ramadani me poezitë e tyre me rastin e manifestimit letrar për të ruajtur vlerat e gjuhës sonë Shqipe, kanë marrë pjesë me recitimin e poezive, ku edhe janë shpërblyer me Lëvdata. 👏