Tuesday, May 21, 2024

Sot më datë 21.05.2024, në garat e volejbollit(vajzat)🏐 klasët e VI dhe VII-ta, të organizuara nga Komuna e Bogovinës në bashkpunim me Lidhjen Sportive Shkollore, KSSH "DERVISH CARA" fitoi bindshëm ndaj ekipeve të shkollave tjera pranë Komunës së Bogovinës, në këto gara arritën sukseset e radhës si gjithmonë duke fituar vendin e parë🥇🏆 

▪️Kështu që ekipi i shkollës sonë do të përfaqësoj Komunën e Bogovinës në garat e mëtutjeshme Regjionale.

▪️Urime fitoren dhe shumë suksese në garat e mëtutjeshme✨️

✅️Ju lumtë vajzave dhe respekt për punën e tyre arsimtarëve, Nderim Emini dhe Jusuf Vejseli!







 

Sot nxënësit e shfk"Dervish Cara" Pallçisht dhe shkollës periferike fshati Kallnik klasat e VII, VIII dhe IX ishin për vizitë tek Botanika në Shkup,ku kishin mundësinë të shohin nga afër dhe të punojnë në puntoritë e Botanikës🥀🪴
🔸Nxënësit shikuan llojet e ndryshme të bimëve endemike dhe llojet e sjellura nga jasht.

🔸Punë laboratorike i vështrimit të procesit të fotosintezës dhe të frymëmarrjes tek bimët🌿🌱

🔸Falenderojmë arsimtarin e Biologjisë Amet Arifi dhe stafin e Botanikës për mirëkpritjen!



















 

🔸Tema:" Ikja e Planetit"🌎

🔹Në shkollën periferike në fshatin Kallnik për nder të "Ditës Botërore të mbrojtjes së Klimës" e paraparë në programën vjetore të shkollës për vitin 2023/24,
Nxënësit e klasës IX-3, së bashku me arsimtarin e tyre realizuan projekt në lëndën e Biologjisë.

▪️Mentor arsimtari Amet Arifi
 
🔹Qëllimi i projektit:
 Shekulli IV; Si kanë punuar dhe vepruar me kohën njerëzit apo shkenctarët, dhe
 Shekulli XXI; Të rinjët si për qëllim e kanë programimin e testeve bërthamore si dhe gjurmimin në rrjete sociale. 

▪️Prezantuese të projektit nxënëset Rinora Abdullahi dhe Besjana Xhelili👏




 

Psikologia  e shkollës Shpresa Qamili realizoi  temën "Komunikimi arsimtar - nxënës"🗣️


•Qëllimi  i temës është të përmirësohen dhe të ndërtohen marrëdhëniet ndërmjet arsimtarit dhe nxënësit për të mbështetur suksesin dhe zhvillimin e nxënësve në kontekstin shkollor.
 
•Njeriu mëson gjatë tërë jetës. Çdo ditë ne marrim dhe japim informacione të ndryshme. Kjo mënyrë e marrëveshjes ndërmjet individëve paraqet njërin nga arsyet që njerëzit punojnë dhe jetojnë së bashku.

 “Arsimtari nuk edukon dhe arsimon vetëm me atë që di, por edhe me atë çfarë është vetë”      
  J.H PESTALOCI

🔹Falenderojmë psikologen e shkollës për këtë temë të mrekullueshme.





 

Në shkollën qendrore  "Dervish Cara" në fshatin Pallçisht, dhe periferike në fshatin Kallnik u ndan diploma për nxënësit të cilët arritën suksese, mirënjohje për nxënësit pjesëmarrës dhe çertifikatë për arsimtarët mentor të tyre në garat ndërkombëtare në Matematikë Kengur 2024. 
Nesër do të bëhet shpërndarja e diplomave, mirënjohjeve për ciklin e lartë.

🔹Falenderojmë për përkushtimin nxënësit dhe mentoret e tyre!

Suksese në gara të mëtutjeshme✨