Friday, February 28, 2025


"Pema e Vlerave: Rrënjët e Suksesit dhe Mirësisë "
Projekt i realizuar nga nxënësit e klasës V-3, nën udhëheqjen e arsimtares Valmira Berzati.
Nxënësit krijuan një pemë të veçantë, ku çdo gjethe përfaqëson një vlerë të rëndësishme që na ndihmon të rritemi dhe të bëhemi më të mirë çdo ditë.



 

Sot, 28.02.2025 (e premte), Këndi Amerikan realizoi gara Spelling Bee 2025, në hapësirat e Universitetit të Tetovës, ku morën pjesë edhe nxënësit e shkollës sonë klasat e V dhe VI.
Ju urojmë shumë suksese nxënësve
Arsimtarët mentor: Luljeta Mamuti, Mirjeta Leka, Sizana Aliji dhe vullnetarja Emily Hizny



 



 

 


Sot, më datë 28.02.2025 (e premte), u realizuan gara në nivel komunal online në lëndën Shkenca Natyrore. Nxënësit pjesëmarrës ishin klasa e VI.
Nxënësve u dëshirojmë shumë suksese!
Falenderojmë arsimtaren e lëndës Sadije Arifi





 

Wednesday, February 26, 2025

Në kuadër të lëndës Arsim Figurativ, nxënësit e klasës III-1, së bashku me arsimtaren Lejla Murseli, realizuan një aktivitet kreativ me temën “Modelim me glinë”. 
Ky aktivitet u zhvillua me qëllim që nxënësit të shprehin kreativitetin e tyre, të zhvillojnë aftësitë motorike dhe të eksplorojnë një nga teknikat artistike më të hershme dhe më të veçanta.









 

♻️🔸Aktivitet ekologjik

Aktivitet njëditor i paraparë në programën vjetore, pastrimi i mbeturinave rrugës në afërsi të shkollës. Pjesëmarrës në këtë aktivitet djemtë e klasave  VI,  VII, VIII dhe IX, në mbështetje të drejtoreshës së shkollës Zenihate Memeti.

✅Thelbi i aksionit jep një mesazh sensibilizues që të jemi më të ndërgjegjshëm kur është në pyetje mbrojtja e mjedisit.

Shpresojmë se aktitivetet e këtilla të ndikojnë në vetëdijësimin e rrethit për rruajtjen e ambientit jetësor!






 




Qendra për edukim "New Corner", për konkursin shtetëror “Të menduarit informativ” që u realizua online, ndau çertifikata për nxënësit që arritën në nivele të larta, mirënjohje pë nxënësit pjesëmarrës dhe çertifikata për arsimtarët mentor.

Falenderojmë arsimtarët mentor: Mimoza Abazi, 
Merzika Zurapi, Besime Nurishi dhe Ardiana Jonuzi për kontributin e tyre!

Nxënësit që arritën suksese duke fituar vendin e dytë dhe të tretë vazhdojnë garën!
Ju urojmë shumë suksese nxënësve✨






























Saturday, February 15, 2025

Më datë 15.02.2025(e shtunë), në Kolegjin Yahya Kemal në Tetovë u organizuan gara në lëndën Matematikë-Fizikë, pjesëmarrës ishin nxënësit e klasës IX të shkollës qendrore dhe periferike.

Ju dëshirojmë shumë suksese nxënësve

Falenderojmë arsimtarët mentor: Besime Saliji,Ardiana Jonuzi dhe Amire Denjalli.


Rezultatet e garave në lëndën Matematikë-Fizikë të organizuara në Kolegjin Yahya Kemal në Tetovë, ku pjesëmarrës ishin nxënësit e klasave të IX.

Nxënësja jonë Adile Gafuri klasa IX-1, me 56.1 pikë të fituara zuri vendin e 2
Urime dhe shumë suksese

Falenderojmë mentoren arsimtaren Ardiana Jonuzi për kontributin e dhënë.

Nxënësve pjesëmarrës ju urojmë suksese në garat e ardhshme!






 



 

 Rezultatet nga garat komunale ,,Eseja më e mirë".

Nxënëset e shkollës tonë u rradhitën: 

1.Adile Gafuri IX-1, vendi e dytë🥈

2.Arvanita Selimi IX-2, vendi i dytë🥈

3.Erza Alimani IX-3, i urojmë suksese në garat e ardhshme.


Ju urojmë shumë suksese

Falenderojmë arsimtarët mentor Fatbardha Asani dhe Gzim Ismaili për kontributin e tyre.


 Më datë 14.02.2025, u realizuan online garat komunale në lëndën e Biologjisë, nxënësit pjesëmarrës ishin klasat e VII, VIII dhe IX.

Nxënësve u dëshirojmë shumë suksese!

Falenderojmë arsimtarin e lëndës Amet Arifi






 

Sunday, February 9, 2025

Aktivitet në gjuhën Angleze mësojmë nëpërmjet lojës me temë: "Present Continuous tense", i realizuar nga nxënësit e klasës IV-1, së bashku me vullnetaren amerikane Emily dhe arsimtaren Mirjeta Leka.




 

Tema:"Numrat çift dhe tek nga 0 deri 100"
Aktivitet në lëndën e matematikës nga nxënësit e 
klasës I-2, së bashku me arsimtaren Arife Islami