"Java e Veçantë Studimore" me temë:
"Diversiteti (shumëllojshmëria) në fshatrat e Komunës së Bogovinës"
•Filluar prej më datë 10.08.2024, u mbajt trajnim nga ana e Doc.Mahir Mustafa në lidhje me JVS-2024, ku kanë qenë të pranishëm drejtorët e shkollave fillore në nivel Komunal, këshilltarët komunal, përgjegjësit për arsim, njerëz të sferave të ndryshme akademike etj.
•Prej më 10 Shtator 2024(e martë), kur u mbajt mbledhja e parë me koordinatorin z.Nuriman Tefiku i angazhuar për JVS-2024 në Komunën e Bogovinës, Javë e Veçantë Studimore e organizuar nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me Shoqatën "Arsimi" nga Zvicra si dhe Komunës së Bogovinës. Shkolla jonë filloi me përgatitjet dhe mbledhjet e materialeve nga bashkëfshatarët dhe arsimtarët tanë, materialeve që kishin të bëjnë me historikun e fshatit përfshirë shtatë karakteristika ku gjithë secila kishte një material të gjërë në vete.
•Mbas përfundimit të mbledhjeve dhe grumbullimit të materialeve me datë 14.10.2024 filloi java e veçantë në UT ku edhe u bë hapja e javës së veçantë u njoftuam me qëllimin e kësaj jave dhe çfarë ngërthen në vete kjo javë deri me 18.10.2024( e Premte). Në ora 13:00 kishim rastin të ndjekim nga afër punëtorit kreative me studentët dhe edukatoret e tyre në hapësirat e Fakultetit Pedagogjik.
•Më datë 16.10.2024, dita e tretë shkolla jonë mirëpriti studentët e Fakultetit Pedagogjik me dekan Prof.Dr.Lulzim Mehmedi, Doc.Mahir Mustafa, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës sonë qendrore, përfaqësues të Komunës, përgjegjës për arsim, drejtorë të shkollave fillore të komunës sonë.
•Ditën e tretë të javës së veçantë filluar nga ora 09:30, shkolla jonë me prezantueset ars.Sevdije Idrizi dhe ars.Fitore Misimi prezantoi materialet për shtatë fushat të cilat kërkoheshin nga organizatorët e Javës së Veçantë Studimore dhe besoj që ia arritëm qëllimit me temë:
"Diversiteti natyror dhe kulturor për fshatin që duam", e veçanta e prezentimit ishte stërnipi i heroit tonë kombëtar Dervish Cara i veshur me veshje kombëtare dhe me shpatën e Dervish Carës në duar në hyrje të shkollës.
•Në shenjë falenderimi nga dekani i nderuar pranuam një dhuratë Monografi e Universitetit Shtetëror të Tetovës 1994-2004 dhe një dhuratë shumë të çmuar nga Doc.Mahir Mustafa, më pas studentët vizituan klasat e shkollës sonë dhe realizuan aktivitete me nxënësit, mandej vazhduam për një vizitë të veprës kolosale të z.Tefik Amzai Sistemi diellor në miniaturë ku zotëri Amzai autor i veprës madhështore dhe profesor Mesir Selimi prezantuan para Studentëve të Fakultetit Pedagogjik funksionimin e maketes së Sistemit Diellor, vepër kjo me përmasa botërore që vlen të vizitohet nga të gjithë. Rrugëtimin e vazhduam në fshatin Novakë ku zotëri Ismail Izairi prezentoi fshatin Novakë dhe studentët vizituan shkollën tonë periferike të këtij fshatit. Mandej vazhduam rugëtimin tonë për në fshatin Novo Sellë dhe Urviç.
•Ditën e nesërme me datë 17.10.2024 vizituam fshatin Rakovec dhe Sellcë e keqe.
Vizitën e përfunduam me podiumin e organizuar në restorant Dardani në Bogovinë me panelistë Prof.Dr.Jusuf Zejneli - rektor i UT-së, Besnik Emshiu - kryetar i komunës së Bogovinës, Prof.Dr.Vebi Xhemaili, Ismet Jonuzi-Krosi, Nuriman Tefiki dhe Prof.Dr.Faredin Xhelili. Pas drekës së shtruar në një ambient të dekoruar me mbizotërim të ngjyrave të vjeshtës, studentët u argëtuan me muzikë të përcjellë me vallëzim!
•Aktivitetet e Javës së Veçantë Studimore 2024 u përmbyllën sot me datë 18.10.2024, në oborrin e SHFK “Abdyl Frashëri”-Bogovinë me organizimin e panairit socio-kulturor dhe arsimor, i cili filloi në ora 14:00 dhe përfundoi në ora 17:00 shkolla jonë krahas prezentimit në ditën e tretë të javës së veçantë sot prezentoi tre pika, një këngë me motiv patriotik dhe dy prezentime shumë të rëndësishme ku edhe fituam dy çmime nga ana e kryetarit të Komunës së Bogovinës z.Besnik Emshiu!
Ju faleminderit bashkëfshatarë dhe arsimtarë për angazhimin tuaj gjatë këtyre javëve, kemi punuar dhe ja arritëm qëllimit në ruajtjen dhe kultivimit të vlerave socio-kulturore të fshatit që duam! Gjithashtu falenderojmë edhe prindërit së bashku me nxënësit për angazhimin e grumbullimit të gjërave të ndryshme antike.
Atë që e mbollëm edhe korëm,
“Diversiteti si metodë hulumtimi dhe reflektimi”
No comments:
Post a Comment