Thursday, December 19, 2024

Aktivitet🎄i realizuar nga nxënësit e klasës IV-3, së bashku me arsimtaren Selvinaz Hasani






Aktivitet🎄i realizuar nga nxënësit e klasës V-2, së bashku me arsimtaren Sevdije Idrizi
 



 

Wednesday, December 4, 2024


Sot më datë 04.12.2024 ( E mërkurë), u mbajtën garat ndërkomunale në sportin e volejbollit për vajza, ku morën pjesë ekipet fituese të Komunave të Bogovinës, Bervenicës dhe Zhelinës.
Ekipi i vajzave të shkollës sonë “Dervish Cara”, përfaqësoi Komunën e Bogovinës ku edhe doli fituese duke zën vendin e I-rë🥇🏆

Ju urojmë suksese të mëtutjeshme vajzave!✨
Suksese në të ardhmen!






 

3 Dhjetori - Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi  ndryshe!
Në kuadër të kësaj dite u organizuan aktivitete nga nxënësit e klasës I-3, së bashku me arsimtaren Emira Mustafi, Sizana Aliji dhe arsimtarin Mirsat Latifi.

Le të ndërtojmë një shoqëri ku diversiteti është forcë dhe çdo ëndërr mund të bëhet realitet!




 

3 Dhjetori - Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe
Me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi ndryshe, nxënësit e shkollës sonë klasa VIII, së bashku me psikologen e shkollës Shpresa Qamili realizuan punëtori:
 "Ti njohim dhe tu ndihmojmë fëmijëve me nevoja ndryshe"
Kjo ditë na kujton se çdo individ ka vlera të barabarta dhe të drejtën për pjesëmarrje aktive në çdo aspekt të jetës, përfshirë arsimin. Ne jemi të përkushtuar që të krijojmë një mjedis gjithëpërfshirës dhe mbështetës për çdo nxënës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.

🔹Falenderojmë psikologen e shkollës Shpresa Qamili për këtë aktivitet të rëndësishëm,  mbështetjen dhe dashurinë që ua fal çdoherë nxënësve!