3 Dhjetori - Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi Ndryshe
Me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi ndryshe, nxënësit e shkollës sonë klasa VIII, së bashku me psikologen e shkollës Shpresa Qamili realizuan punëtori:
"Ti njohim dhe tu ndihmojmë fëmijëve me nevoja ndryshe"
Kjo ditë na kujton se çdo individ ka vlera të barabarta dhe të drejtën për pjesëmarrje aktive në çdo aspekt të jetës, përfshirë arsimin. Ne jemi të përkushtuar që të krijojmë një mjedis gjithëpërfshirës dhe mbështetës për çdo nxënës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.
🔹Falenderojmë psikologen e shkollës Shpresa Qamili për këtë aktivitet të rëndësishëm, mbështetjen dhe dashurinë që ua fal çdoherë nxënësve!
No comments:
Post a Comment