Friday, March 28, 2025


Nxënësit tanë pjesëmarrës në Konkursin Letrar Tradicional në poezi, organizuar nga Biblioteka "Koço Racin"– Tetovë.

Urime të gjithë nxënësve për angazhimin dhe kreativitetin e tyre!
Suksese

Falënderim i veçantë për arsimtarët mentorë: Fatbardha Asani, Gzim Ismaili dhe Arta Hamiti, për përkushtimin dhe mbështetjen.




 


Sot, më datë 28.03.2025 (e premte), u mbajtën garat regjionale të biologjisë, ku nxënësit tanë patën mundësinë të tregojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në këtë lëndë.

Falënderojmë arsimtarin Amet Arifi dhe arsimtaren Mimoza Abazi për kontributin e dhënë.

Nxënësve ju dëshirojmë suksese






 

Friday, March 14, 2025

Vizitë edukative në QKR Planetarium – Shkup!

Sot, më 14.03.2025, në kuadër të aktiviteteve profesionale, së bashku me nxënësit e shkëlqyeshëm të shkollës “Dervish Cara”, realizuam një vizitë në QKR Planetariumin në Shkup! 

. Këto përvoja janë thelbësore për të nxitur kureshtjen dhe dijen te të rinjtë tanë! 

Me respekt,
Drejtoresha 
Zenihate Memeti








 

Monday, March 10, 2025


"Qëndroni të qetë gjatë pubertetit” 

Sot, më datë 10.03.2025 (E hënë), u mbajt një ligjëratë në shkollën qendrore dhe periferike në fshatin Kallnik. Ky prezantim kishte për qëllim të ofronte informacion të vlefshëm mbi ndryshimet fizike dhe emocionale gjatë pubertetit, si dhe rëndësinë e higjienës personale.

Besojmë se një diskutim i hapur dhe edukativ do t’i ndihmojë nxënësit të ndihen më të informuar dhe më të sigurt gjatë kësaj periudhe të rëndësishme të zhvillimit të tyre. 

Prezantuse: Liburna Veseli
 Pjesëmarrës: Nxënëset e klasave V dhe VI (me lejen e prindërve).

Një falënderim i veçantë për prezantuesen, Liburna Veseli, për angazhimin dhe përkushtimin e saj në përcjelljen e një mesazhi kaq të rëndësishëm për nxënësit!
  






 

Sunday, March 2, 2025

Rezultatet e garave “Spelling Bee” të organizuara nga këndi Amerikan.

Urime të gjithë nxënësve që janë kualifikuar për rrethin e dytë të kësaj gare! 
Ju urojmë fat dhe suksese në vazhdim

Një falënderim i veçantë për arsimtaret mentore për përkushtimin e tyre dhe për vullnetaren e Peace Corps, Emily Hizny.

Suksese të gjithëve!