"Qëndroni të qetë gjatë pubertetit”
Sot, më datë 10.03.2025 (E hënë), u mbajt një ligjëratë në shkollën qendrore dhe periferike në fshatin Kallnik. Ky prezantim kishte për qëllim të ofronte informacion të vlefshëm mbi ndryshimet fizike dhe emocionale gjatë pubertetit, si dhe rëndësinë e higjienës personale.
Besojmë se një diskutim i hapur dhe edukativ do t’i ndihmojë nxënësit të ndihen më të informuar dhe më të sigurt gjatë kësaj periudhe të rëndësishme të zhvillimit të tyre.
Prezantuse: Liburna Veseli
Pjesëmarrës: Nxënëset e klasave V dhe VI (me lejen e prindërve).
Një falënderim i veçantë për prezantuesen, Liburna Veseli, për angazhimin dhe përkushtimin e saj në përcjelljen e një mesazhi kaq të rëndësishëm për nxënësit!
No comments:
Post a Comment