Wednesday, April 30, 2025

Dita e Ekologjisë
“Një mjedis i pastër, një jetë e shëndetshme”

Sot, me aktivitete të ndryshme dhe me shumë dashuri për natyrën, nxënësit e shkollës sonë shënuan Ditën e Ekologjisë. Nën udhëheqjen e arsimtarëve, ata morën pjesë në një aksion ekologjik dhe mbollën lule, duke dhuruar ngjyra dhe jetë ambientit tonë.

Ky aktivitet është realizuar në shkollën qendrore dhe periferike “Dervish Cara” me qëllim që të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe të kujdesemi për natyrën kudo që jetojmë.

Gjithashtu, falënderojmë përzemërsisht arsimtarët dhe prindërit që me përkushtim dhe gatishmëri kontribuojnë vazhdimisht për të mirën e shkollës sonë.

Le ta mbajmë natyrën të pastër, për një të ardhme më të gjelbërt.

















 








Friday, April 25, 2025

Në konkursin letrar të organizuar nga Biblioteka “Koço Racin”, me rastin e 23 Prillit – Ditës Botërore të Librit dhe të drejtës së autorit,
nxënësja e shkollës sonë Aldina Ajrullai u shpërblye me lëvdatë për krijimtarinë e saj, ndërsa për arsimtaren mentore Fatbardha Asani u nda mirënjohje

Falenderojmë arsimtarët mentor: Fatbardha Asani, Gzim Ismaili dhe Arta Aliti për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme!

Nxënësve ju urojmë suksese të mëtutjeshme!






 

Nxënësit e klasës III-1, nën udhëheqjen e arsimtares Lejla Murseli, sot kanë ushtruar njohuritë e tyre në lëndën e Matematikës mbledhja dhe zbritja nëpërmjet blerjes! 

Nxënësit patën mundësinë të mësojnë duke “blerë” dhe “shitur”, duke llogaritur me kujdes vlerat e produkteve dhe kthimin e parave. Ky aktivitet u ndihmoi në zhvillimin e aftësive matematikore!







    

Hulumtim "Bukuritë e vendit tonë"

Nxënësit e klasës lll-1, nën udhëheqjen e arsimtares Lejla Murseli, kanë realizuar një hulumtim mbresëlënës mbi thesaret natyrore dhe kulturore të vendit tonë. Ata kanë mbledhur materiale interesante, i kanë përpunuar dhe i kanë paraqitur në mënyrën më të bukur përmes punimeve të vendosura në hamer.

Ky aktivitet nuk ishte vetëm një mësim ndryshe, por një përvojë frymëzuese që i ndihmoi nxënësit të lidhen më shumë me vendin e tyre dhe të ndiejnë krenarinë që buron nga pasuria e trashëgimisë sonë!






 

Aktivitete kreative nga lënda zgjedhore!

Nxënësit e ciklit të ulët të shkollës periferike të fshatit Novak, së bashku me arsimtarin Nusret Hodai, kanë zhvilluar aktivitete të ndryshme kreative në kuadër të lëndës zgjedhore. 

Përmes temave të zgjedhura, ata kanë shfaqur imagjinatën dhe talentin e tyre, duke realizuar gjithsej tetë punëtori të ndryshme me përkushtim dhe entuziazëm.




 

Saturday, April 5, 2025

Finalja e Spelling Bee 2025

Shkolla jonë u përfaqësua në finalen e garës Spelling Bee 2025, nga nxënësi Enes Arifi dhe nxënësja Elina Islami. Edhe pse këtë herë nuk arritën të zënë ndonjë vend fitues, jemi krenarë për përfaqësimin dhe përkushtimin e tyre. 

Ju urojmë shumë suksese në garat e ardhshme!
Falenderojmë arsimtaret mentore Luljeta Mamuti dhe Sizana Aliji për mbështetjen dhe përgatitjen e tyre!




 

Vizitë edukative në QKR Planetarium – Shkup!

Më 04.04.2025, në kuadër të aktiviteteve profesionale, së bashku me nxënësit e shkollës periferike të fshatit Kallnik, realizuam një vizitë në QKR Planetariumin në Shkup! 

Këto përvoja janë thelbësore për të nxitur kureshtjen dhe dijen te të rinjtë






 

Më datë 04.04.2025 (e premte), u realizuan garat Regjionale online në lëndën Shkenca Natyrore. Nxënësit pjesëmarrës ishin klasa e VI.
Nxënësve u dëshirojmë shumë suksese!

Falenderojmë arsimtaren e lëndës Sadije Arifi, për kontributin e dhënë!



 

Thursday, April 3, 2025

Rezultatet nga garat Regjionale nga lënda e Biologjisë të mbajtura më 28.03.2025

Nxënësve pjesëmarrës u dëshirojmë suksese në të ardhmen!