Wednesday, April 30, 2025

Dita e Ekologjisë
“Një mjedis i pastër, një jetë e shëndetshme”

Sot, me aktivitete të ndryshme dhe me shumë dashuri për natyrën, nxënësit e shkollës sonë shënuan Ditën e Ekologjisë. Nën udhëheqjen e arsimtarëve, ata morën pjesë në një aksion ekologjik dhe mbollën lule, duke dhuruar ngjyra dhe jetë ambientit tonë.

Ky aktivitet është realizuar në shkollën qendrore dhe periferike “Dervish Cara” me qëllim që të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe të kujdesemi për natyrën kudo që jetojmë.

Gjithashtu, falënderojmë përzemërsisht arsimtarët dhe prindërit që me përkushtim dhe gatishmëri kontribuojnë vazhdimisht për të mirën e shkollës sonë.

Le ta mbajmë natyrën të pastër, për një të ardhme më të gjelbërt.

















 








No comments:

Post a Comment