Thursday, May 8, 2025

08 Maj 1995 – 2025 | 30 vite Shkolla Fillore Komunale “Dervish Cara” – Pallçisht

Sot, me emocion dhe krenari të veçantë, shënuam 30-vjetorin e themelimit të Shkollës Fillore Komunale “Dervish Cara” – një udhëtim i gjatë i mbushur me përkushtim, sfida dhe arritje që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë gjeneratave të nxënësve dhe mësuesve tanë.

Kjo ditë e paharruar na mblodhi së bashku – nxënës, mësimdhënës, prindër, përfaqësues institucional, drejtor të shkollave, drejtues lokalë, imamë dhe miq të shumtë të shkollës, të cilët ndanë me ne këtë përvjetor të rëndësishëm.

Nxënësit tanë u shprehën përmes një programi të pasur kulturor-artistik, të përgatitur me dashuri dhe përkushtim nga mësuesit tanë, ku u shfaqën këngë, valle, poezi e recitime që pasqyruan dashurinë dhe lidhjen e fortë me shkollën tonë. Po ashtu, u hap një ekspozitë mbresëlënëse me vizatime, punime artistike dhe projekte kreative që pasqyrojnë talentin, përkushtimin dhe punën e palodhur gjatë gjithë vitit shkollor

Urime 30-vjetori i Shkollës sonë! Le ta ndërtojmë së bashku të ardhmen e dijes me dashuri, përkushtim dhe bashkëpunim të ndërsjellë!

Me respekt,
Drejtoresha
Zenihate Memeti































 

No comments:

Post a Comment