Nxënësit e klasës V-1, së bashku me arsimtaren Teuta Ramadani zhvilluan një aktivitet kreativ ku ngjyrosën pamje të natyrës së pastër dhe zbukuruan dritaret e klasës me motive plot ngjyra e gjallëri. 🎨🌸
Ky aktivitet synon të nxjerrë në pah dashurinë për natyrën dhe rëndësinë e ruajtjes së saj.
Pamjet e punuara reflektojnë një mjedis të pastër, të gjelbër dhe plot jetë!
📚🌿 Aktivitet për stinën e vjeshtës 🍂
Nxënësit e klasës IV-1 dhe IV-2, nën udhëheqjen e arsimtares Lejla Murseli dhe arsimtarit Misim Misimi zhvilluan një aktivitet të bukur me temë: “Shijet e vjeshtës në duart e nxënësve tanë”.
Me plot kreativitet dhe gëzim, ata sollën begatitë që na dhuron vjeshta dhe përgatitën turshi të ndryshme.
Ky aktivitet u ndihmoi nxënësve të mësojnë mbi zakonet tradicionale të përgatitjes së ushqimeve për dimër.
































































